Çudia! 24-vjeçarja tenton të vrasë veten, kujton se ishte e lidhur me futbollistin shqiptar

Obsesioni i 24-vjeçares angleze për futbollistin me origjinë shqiptare, për pak sa i ka kushtuar asaj jetën. Mai Alexandër është bërë ...


Obsesioni i 24-vjeçares angleze për futbollistin me origjinë shqiptare, për pak sa i ka kushtuar asaj jetën. Mai Alexandër është bërë personazhi i mediave këto ditë, pasi ka treguar se e mendonte veten të lidhur me Adnan Januzaj, madje kishte menduar damsën dhe emrat e fëmijëve të tyre. Fiksimi i saj ka shkuar deri aty, sa ka tentuar të vrasë veten.
Ajo tregon për “Daily Mail” se për herë të parë e pa Adnanin në vitin 2013, kur ai luante në stadiumin Wembley. Që prej atij momenti Mai e ndoqi në të gjitha profilet e tij në rrjetet sociale, dhe bëhej xheloze kur shihte komentet e vajzave të tjera.
Ajo ndiqte çdo lëvizje të tij dhe i shkruajti mbi 200 letra. 24-vjeçarja shpenzoi mbi 2000 paund në nxirje artificiale, thonj fallso dhe veshje të shtrenjta që të ngjante me të dashurën e Adnanit.
Britanikja mendonte se ishte e lidhur me futbollistin, madje arriti deri aty sa nisi dhe planifikimet për dasmën, më pas shtëpinë ku do jetonin dhe emrat për fëmijët. Ajo tregon se marrëdhënia e saj me të dashurin u ftoh, sepse nëse e përqafonte apo e puthte, i dukej sikur po tradhtonte Januzajn.
“Kur gatuaja, pastroja apo punoja ndjehesha bosh sepse mendoja si do ishte jeta ime sikur ai të ishte pranë meje. Kam parë çdo ndeshje, dhe sa herë ato mbaronin, futesha në një gjendje depresioni sepse më dukej sikur po ndaheshim. Doja vetëm ta takoja dhe ta prekja. Doja të jetoja me të. Imagjinoja familjen tonë dhe një jetë të lumtur sëbashku” ka thënë ajo.
Gjërat u përkeqësuan në vitin 2015, pasi Mai e pa Adnanin në kopertinën e një reviste sëbashku me të dashurën. Ky ishte momenti kur 24-vjeçarja tentoi të vriste veten duke prerë damarët. Ajo u gjet e gjakosur në shtëpi nga i dashuri, i cili njoftoi ambulancën. Pasi ndenjti 9 javë e shtruar në një klinikë rehabilitimi, Mai ndihet më mirë dhe jeton e lumtur me të dashurin, Stefanin.

Related

Kronika 7808775208575181538

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item