Bosnje, manifestime të kundërta në Republikën Serbe; tensione

Momente tensioni janë verifikuar këtë të shtunë në Banja Lukë, kryeqendra e Republikës Serbe të Bosnjes, për shkak të manifestimit të Al...


Momente tensioni janë verifikuar këtë të shtunë në Banja Lukë, kryeqendra e Republikës Serbe të Bosnjes, për shkak të manifestimit të Aleancës për Ndryshim.

Bëhet fjalë për koalicionin e 6 partive të opozitës dhe anti-manifestimin e koalicionit qeverisës të drejtuar nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Dy manifestimet, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra persona, kanë qenë në distancë prej 1 kilometër e gjysmë nga njëra-tjetra, në qendër të qytetit.

Të gjitha subjektet tregtare kanë qëndruar të mbyllura, ndërkohë që kanë qenë të angazhuar rreth 2 mijë agjentë.

Në Serbi ndërkohë, sikurse ka thënë ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç, policia ka ndaluar 120 persona që ishin drejtuar për në Banja Lukë me qëllim që të shkaktonin incidente.

Opozita kërkon dorëheqjen e Dodik për shkak të keqqeverisjes, gjëndjes së rëndë ekonomike dhe shkallës së lartë të korrupsionit.

Nga ana e tij, Dodik akuzon partitë e opozitës që janë pjesë e qeverisë qendrore të Bosnjës për “tradhti të Republikës Serbe”.

Related

Rajon 7885760559000079253

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item