Asambleja e NATO-s, blindohet Tirana nga policia e Garda

Në godinën e ndërtuar 30 vjet më parë nga regjimi komunist për të zhvilluar kongreset e Partisë Komuniste do të mbahet në Tiranë nga d...


Në godinën e ndërtuar 30 vjet më parë nga regjimi komunist për të zhvilluar kongreset e Partisë Komuniste do të mbahet në Tiranë nga datat 27-30 maj Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Me këtë rast godina po rikonstruktohet. Salla kryesore, ambientet ndihmëse e deri tek ashensorët të cilët prej vitesh ishin jofunskionalë, do jenë gati deri më datë 25 Maj, shkruan “TCH”.
Pallati i Kongreseve do të presë 260 deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe mbi 450 delegatë të tjerë nga shtete kandidate, apo partnere të kësaj organizate, të cilët do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Do të krijohet një perimetër sigurie përreth Pallatit të Kongreseve, ku efektivët e Gardës, me mbështetjen edhe të Policisë së Shtetit, do të kryejnë kontrolle të imtësishme për të gjithë personat që do ndjekin punimet e Asamblesë.
Sheshi Italia do të jetë i boshatisur dhe nuk do të shërbejë si parking gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve, por do jetë tërësisht në funksion të aktivitetit dhe të 56 delegacioneve pjesëmarrëse në të.

Related

Top Lajm 6498441406809922045

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item