Arrin në Kubë anija e parë me turistë amerikanë pas 40 vjetësh (VIDEO)

Pas dekadash të tëra pritjeje ka mbërritur sot në Kubë anija e parë me turistë amerikanë. Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit ko...


Pas dekadash të tëra pritjeje ka mbërritur sot në Kubë anija e parë me turistë amerikanë.
Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së presidentit  Obama në ishullin e Karaibeve. Anija e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës, raporton express.
Një nga turistet Pam Clarson thotë se “po udhëton në Kubë për të njohur njerëzit e saj të origjinës dhe për ta lënë politikën mënjanë”. Turistët u pritën miqësisht nga dhjetëra kubanez të cilët vallëzuan muzikë salsa duke krijuar një atmosferë të këndshme për ta.
Mbërritja e anijes “Adonia” në Havana shënon një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve të ndara prej shumë vitesh në armiqësi.

Related

Botë 6157995853431006493

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item