Adoleshentja tregon përvojën e tmerrshme si skllave seksi tek ISIS

Një adoleshente nga grupi etnik Jazidi është rrëmbyer dhe mbajtur si skllave seksi nga ISIS. Ajo tregon se rrëmbimi i saj është bërë n...


Një adoleshente nga grupi etnik Jazidi është rrëmbyer dhe mbajtur si skllave seksi nga ISIS. Ajo tregon se rrëmbimi i saj është bërë nga xhelati britanik Siddhartha Dhar, i njohur si “Xhihadisti Xhon”.
Barakat Nihad ishte vetëm 16 vjeç kur u rrëmbye bashkë me 27 anëtarët e fisit të saj. Ajo tregon se pas rrëmbimit, e kishin dërguar në Mosul, tek një komandant i lartë i grupit terrorist, ndërsa familjen e kishin përzënë.
Atë e kishte marrë një person i quajtur shkurt Dhar, një ish-britanik Hindu i konvertuar. Sipas “Independent”, vajza ishte midis shumë të tjerave të marra si skllave seksi. E reja ka rrëfyer gjatë muajit mars se ishte rrahur, dhunuar dhe detyruar që të martohej me një militant në Siri. Ajo mbeti edhe shtatzënë.
Vajza ka zbuluar për herë të parë për një televizion mysliman në Britani për jetën në vijën e frontit në Irak, si dhe ka zbuluar për herë të parë emrat e luftëtarëve të huaj, që e kanë detyruar t’i nënshtrohej një përvoje të tmerrshme.
Për herë të parë, Barakat Nihad u martua me terroristin famëkeq australian, Mahmud Abdul Salam, një vit e gjysmë muaji përpara se të vritej në Siri.
“Udhëheqësit e ISIS na thanë se duhet të ktheheshim në Islam ose do të vriteshim. Ata na ndanë në tri grupe, burrat, gratë e martuara dhe gratë beqare. Gratë e vetme dhe vajzat u morën në Mosul. Shpesh, ata vinin për të marrë vajzat për epshet e tyre”, rrëfen ajo.
E reja tregon se rrihej çdo ditë për faktin se ishte Yazidi, duke shtuar se kishte tentuar të arratisej, por ishte kapur në afërsi të Krikukut, teksa përpiqej të hynte në konkat me anëtarët e mbetur të familjes së saj.
“Kur unë u kapa në afërsi të Kirkukut, ata më dërguan tek një tjetër udhëheqës nga Mosuli. Emri i tij ishte Ebu Dhar. Ai gjithashtu mori vajzat Yazidi për veten. Çdo ditë, më thoshte se unë do të martohesha me një burrë tjetër”, shton.
/Ora News/

Related

Botë 80973496431896129

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item