Adoleshentja i jep fund jetës pas debatit me babanë për telefonin

Është hedhur dritë mbi humbjen e jetës së një 15 vjeçareje në Elbasan, pasi kishte pirë fotoksinë. Ka mjaftuar vetëm një debat mes saj...


Është hedhur dritë mbi humbjen e jetës së një 15 vjeçareje në Elbasan, pasi kishte pirë fotoksinë. Ka mjaftuar vetëm një debat mes saj dhe babait të saj se më kë ajo bisedonte në telefon, që menjëherë ajo të shkonte në dhomën e saj dhe të pinte një sasi të konsiderueshme fotoksine.
Vajza me banim në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, në kushte të rënda depresive gelltiti fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, në banesën e saj. Të afërm të vajzës bëjnë të ditur se babai i ka bërtitur duke i thënë se me kë fliste në telefon. Kjo gjë e ka ngacmuar të miturën ndersa ka hyrë në dhomën e saj dhe ka konsumuar një sasi fotoksine.
Pavarësisht se është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, ajo nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të konsumimit të madh të helmit. 15 vjeçarja me inicialet XH.P., studionte në vitin e parë të një gjimnazi në qytetin e Elbasanit.

Related

Kronika 8531270991686824317

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item