25 këshilla natyrale për njerëzit që kanë probleme me stomakun

Ka shumë shkaqe që çojnë në probleme me stomakun. Më të zakonshmet janë problemet me tretjen, ulcerat e stomakut, fryrje apo gazra etj...


Ka shumë shkaqe që çojnë në probleme me stomakun. Më të zakonshmet janë problemet me tretjen, ulcerat e stomakut, fryrje apo gazra etj.
Kur vuani nga problemet gastrointenstinale mire është që të reduktoni disi sasinë e ushqimeve dhe qëndroni të hidratuar
1-Hani ngadalë, me kafshata të vogla, përtypeni mirë ushqimin. Mbingopja lodh stomakun dhe shkakton lodhje dhe problem me tretjen.
2- Hani shpesh dhe nga pak dhe hani derisa të jeni 80% të ngopur
3- Mundohuni t’i hani vaktet pothuajse në të njejtin orar. Stomaku do të mësohet me këtë rutinë dhe do ta presë ushqimin në orarin e zakonshëm.
4-Mos hani ushqime të përpunuara dhe mundohuni të mbani një dietë me ushqime me fibra.
8-Mos u shtrini në darkë me stomakun plot, hani 3 orë përpara se të flini
9 -Mos bëni stërvitje menjëherë pas buke, jepini të paktën 30 minuta kohë stomakut të tresë ushqimet.
10- Pini ujë përpara dhe pas buke, jo në mes
11-  Stresi i bën dëm stomakut dhe përkeqëson tretjen prandaj merruni me aktivitete ditore që ndihmojnë në menaxhimin e stresit.
Ushqimet më të mira për stomakun
1-Orizi është i shkëlqyer për trajtimin e diaresë.
2-Xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për stomakun. Nxit qarkullimin e gjakut në stomak duke ndihmuar në lehtësimin e tij.
3– Papaja ndihmon stomakun në mbajtjen e një mjedisi acid, ideal për tretjen. Përmban gjithashtu enzima që metabolizojnë proteinat.
4-Probiotikët si kosi ju ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të bakterieve në zorrë dhe të florës bakteriale.
Disa zakone të këqija që dëmtojnë shëndetin e stomakut
1- Ngrënia pa orar: stomaku është një organ që zbaton rreptësisht orarin e tretjes. Brenda një dite, stomaku nis sekretimin e lëngjeve tretëse në sasi të ndryshme. Pas tretjes prodhohet një sasi më e lartë me qëllim tretjen e ushqimeve në kohë. Nëse nuk zbatojmë orarin e ngrënies, aciditeti i lartë mund të dëmtojnë mukozën e stomakut.
2- Ngrënia tepër e shpejtë e ushqimit: gëlltitja e ushqimit pa e përtypur mirë më parë bën që të shtohet puna e stomakut, duke lodhur të gjithë organizimin. Përtypja jo e mirë e ushqimit do të sjellë edhe probleme në sistemin e aparatit tretës.
3- Mbingopja: Ngopja e tepërt jo vetëm që shkakton mbingarkesën e stomakut, keqtretjen, por edhe mund të sjellë sëmundje akute të stomakut si gastriti, ulcera etj. Mbingopja sidomos gjatë vaktit të darkës do të shkaktojë pasoja për stomakun, i cili do të sekretojë më tepër lëngje për tretjen gjatë natës, duke çuar në shfaqjen e ulcerës etj. Ky zakon dëmton jo vetëm shëndetin e stomakut, por edhe cilësinë e gjumit.
4- Ngrënia duke lexuar ose duke parë televizor: Shumë prej nesh na pëlqen të hamë duke lexuar gazetën, apo duke parë një film. Si rezultat, aktivitetet e leximit dhe argëtimit shkaktojnë furnizimin e trurit me shumë gjak, duke shkaktuar një mungesë të gjakut në aparatin tretës. Kjo do të ndikojë sekretimin e lëngjeve të tretjes, që mund të shkaktojë sëmundje kronike të stomakut.
5- Konsumimi i tepërt i mezeve: Ky zakon do të shkatërrojë rregullat e zakonshme të stomakut për sekretimin e lëngjeve të tretjes. Stomaku do të nisë punën duke qenë i papërgatitur. Si rezultat, stomaku nuk ka kohën e mjaftueshme të pushimit dhe mund të preket nga sëmundje të ndryshme për shkak të lodhjes.
6- I ftohti dhe konsumi i ushqimeve të ftohta: Kur trupi ftohet stomaku ynë do të jetë i pari që do të reagojë nëpërmjet fenomeneve të tilla si dhimbje, gazra të përziera, diarre etj. Disa persona që pëlqejnë të konsumojnë ushqime të ftohta, veçanërisht gjatë stinës së verës, do të preken nga problemet e uljes së rezistencës së stomakut kundër sëmundjeve të ndryshme.
7- Konsumi i ushqimeve tepër pikante: Ushqimet pikante do të stimulojnë mukozën e stomakut. Konsumimi i shpeshtë i këtyre ushqimeve do të shkaktojë gastrit kronik.
8- Konsumi i tepërt i duhanit dhe i pijeve alkoolike: pirja e duhanit mund të shtojë incidencën e ulcerës dhe kancerit në stomak. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike mund të dëmtojë drejtpërdrejt mukozën e stomakut, duke shkaktuar gastritin, ulcerën dhe gjakderdhjen në stomak. Personat që konsumojnë shumë pije alkoolike kanë edhe probleme me rënien e oreksit.
9- Lodhja e tepërt: lodhja e tepërt shkakton jo vetëm uljen e rezistencës së trupit, por edhe dobësimin e mukozës së stomakut në rolin e mbrojtjes, si dhe furnizimin e paplotë të stomakut me gjak etj.

Related

Shëndet & estetikë 2541178089515550615

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item