Zbulimi tronditës: Turqia e dinte për sulmin e Ankarasë, por nuk e parandaloi!

Antiterrorizmi turk e dinte që ISIS po përgatiste një sulm ndaj Turqisë dhe nuk e parandaloi. Në 10 tetorin e 2015 nga shpërthimet në ...


Antiterrorizmi turk e dinte që ISIS po përgatiste një sulm ndaj Turqisë dhe nuk e parandaloi. Në 10 tetorin e 2015 nga shpërthimet në Ankara humbën jetën 103 persona, një ndër sulmet më vdekjeprurës në territorin turk. Autoritetet e dinë por nuk bënë asgjë për ta evituar. Kështu deklaron gazeta turke Cumhuriyet në një artikull të botuar 5 ditë më parë, por që është censuruar gjerësisht.
Gazetari investigativ Kemal Goktas ka qenë ai që ka kryer hetimin. Ai ka publikuar një raport të policisë turke të datës 25 shtator 2015,disa ditë para sulmit, që paralajmëronte departamentin antiterrorizëm se “ISIS po përgatiti sulme kundër manifestimeve në sheshe duke përdorur atentatorë të shumtë”.
Por, në mënyrë të pashpjegueshme, antiterrorizmi nuk e transmetoi këtë raport as te eprorët e vet as në zyrën përgjegjëse për sigurinë kombëtare.
Gazetari Goktas shkon më tej duke thënë se “mëngjesin e 10 tetorit antiterrorizmi e dinte që terroristi Yunus Emre Alagoz po përgatiste sulmin dhe nuk e ndaloi”.
Pas ngjarjes tragjike policia kërkoi që 5 persona nga antiterrorizmi të hetoheshin për neglizhencë, pro qeveria nuk e lejoi.
Ende nuk ka patur një reagim zyrtar nga qeveria turke lidhur me këto akuza.

Related

Botë 4202506720274247169

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item