(VIDEO) TËRHEQJA E MINISTRAVE, BDI VETËM “RIFRESKON” KABINETIN QEVERITAR

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e braktis koalicionin me Nikolla Gruevskin, ndërsa nuk do të mbetet as pa ministra në Qeveri. Siç...


Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e braktis koalicionin me Nikolla Gruevskin, ndërsa nuk do të mbetet as pa ministra në Qeveri. Siç mëson Televizioni SHENJA nga burime partiake, gjatë javës së ardhëshme, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, do të propozojë emra të rinj për zëvendës kryeministra, ministra dhe zëvendës ministra.
Gjatë ditës së djeshme edhe kreu i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, tha se BDI nuk e ka braktisur Qeverinë, ndërsa la të hapur mundësinë për takim me Ahmetin dhe propozimin e emrave të rinj nga BDI për në pushtetin ekzekutiv.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë tre ditëve të ardhëshme, pasi të enjten Kuvendi duhet të vetë shpërbëhet.
Kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski ka thirur seancë të re plenare për të hënën, ndërsa në fillim të seancës do t’i konstatojë dorëheqjet e zyrtarëve të BDI-së të cilat i deponuan të premten në Qeveri.
Propozimi dhe zgjedhja e zëvendës kryeministrave, ministrave dhe zëvendës ministrave të ri nuk përjashtohet që të bëhet në këtë seancë, porka shumë gjasa që kjo të lihet në çastet e fundit, apo një ditë para shpërbërjes së Kuvendit, nëse 5 qershori mbetet data përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Arben Zeqiri /SHENJA/

Tërheqja e ministrave, BDI vetëm “rifreskon... by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 4208461951932602464

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item