Unike/ Kjo kompani të paguan nëse fle në orarin e punës

Drejtori i kompanisë “Aetna” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mark Bertolini, ka deklaruar se paguan punëtorët që i tregojnë se ...



Drejtori i kompanisë “Aetna” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mark Bertolini, ka deklaruar se paguan punëtorët që i tregojnë se kanë fjetur gjatë orarit të punës.
Kompania e tij vepron në tregun e sigurimeve shëndetësore.
Sipas tij, që të ndjehesh i çlodhur ditën tjetër nevojitën të paktën 7 orë gjumë i rehatshëm.
Bertolini ka folur për CNBC-në dhe pretendon se ka gjetur kurën e motivimit dhe performancës për të gjithë vartësit e tij. E kjo është pagesa për orët e gjumit.
Drejtori i kompanisë është shprehur se paguan me 25 dollarë në natë të gjithë punëtorët që i provojnë se kanë fjetur 7 orë gjumë për 20 ditë me radhë, transmeton Shekulli.
“Mund të përfitojnë deri në 500 dollarë ekstra në vit”, thotë Bertolini.
Më pas ai ka shtuar se “ndihet i kënaqur me performancën e vartësve të tij, pasi që prej kohës kur është vendosur ky rregull ka një rritje të produktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kompania që ai drejton”.

Related

Kuriozitete 2472919459049042292

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item