Turqia hyn në luftë me Shtetin Islamik

Turqia i është kundërpërgjigjur ushtarakisht një sulmi me raketa nga Shteti Islamik prej të cilit mbetën të plagosur 21 shtetas turq. ...


Turqia i është kundërpërgjigjur ushtarakisht një sulmi me raketa nga Shteti Islamik prej të cilit mbetën të plagosur 21 shtetas turq.
Lajmi u komunikua nga vetë kryeministri Ahmet Davutoglu, i cili deklaroi se ushtria turke do të vijojë të mbrojë qytetarët e saj nga çdo kërcënim.
Ai tha se forcat e sigurisë kishin goditur pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik, por nuk dha ende të dhëna të sakta mbi bilancin e sulmit.
“Qyteti Kilis u godit nga raketat e Shtetit Islamik gjatë orëve të fundit. Unë kam biseduar me autoritetet e ushtrisë dhe ata më konfirmuan se forcat tona të sigurisë i kanë dhënë kundërpërgjigjen e duhur ekstremistëve të ISIS. Gjatë incidentit të orëve të fundit u plagosën 21 qytetarë turq, ndaj unë dua t’i uroj atyre një shërim sa më të shpejtë” ishin fjalët e Kryeministrit Davutoglu.
Militantët e Shtetit Islamik kanë arritur së fun dmi që të rimarin nën kontroll disa zona me rëndësi strategjike pranë kufirit me Turqisë, përshirë qytetin al-Rai.
Një gjë e tillë mund të paraqesë një rrezik real për Turqisë, në kushtet kur edhe në rajonin juglindor të vendit janë regjistruar incidente të shumta nga militantët

Related

Top Lajm 1326799222932969078

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item