Trump: Rivalët e mi janë “matematikisht të humbur”

Miliarderi amerikan, Donald Trump, njëherësh favorit për nominim nga Partia Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, ka kri...


Miliarderi amerikan, Donald Trump, njëherësh favorit për nominim nga Partia Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, ka kritikuar përpjekjet e dy rivalëve të tij për të penguar fushatën e tij.
“Ky është një akt i tmerrshëm i dëshpërimit”, ka thënë Trump.
Sfiduesit e Trumpit, senatori i Teksasit, Ted Cruz, dhe guvernatori i Ohajos, John Kasich, janë pajtuar që t’i bashkojnë forcat, në përpjekje për të ndalur Trumpin nga marrja e nominimit republikan.
Aleanca e befasishme vjen në kohën kur Trump pothuajse e ka arritur numrin e delegatëve të nevojshëm për nominim.
Kasich ka thënë se do të ndalojë fushatën në shtetin e Indianës, ku republikanët mbajnë zgjedhjet për nominim më 3 maj, për t’i dhënë Cruzit më shumë shanse për të fituar atje kundër Trumpit.
Cruz, në anën tjetër, ka rënë dakord që të ndalojë fushatën e tij në Oregon dhe Nju Meksiko, ku votohet më 17 maj, përkatësisht më 7 qershor, për t’i dhënë Kasichit më shumë hapësirë për të luftuar Trumpin.
“Është e trishtueshme që dy politikanë të kultivuar bashkëpunojnë kundër një personi, i cili është politikan për vetëm dhjetë muaj, në përpjekje për ta ndaluar atë person që të marrë nominimin republikan”, ka thënë Trump.
Ai ka shtuar se rivalët e tij janë “matematikisht të humbur”.
Zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara mbahen më 8 nëntor.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është favorite për nominim nga Partia Demokratike./rel

Related

Top Lajm 2852412933449524591

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item