Trump pas fitores në 5 shtete: Clinton, presidente e keqe

Pas fitores së pesëfishtë në zgjedhjet paraprake në shtetet Konektikat, Delauer, Meriland, Pensilvani dhe Rhod Ajlënd, Donald Trump r...



Pas fitores së pesëfishtë në zgjedhjet paraprake në shtetet Konektikat, Delauer, Meriland, Pensilvani dhe Rhod Ajlënd, Donald Trump rezulton se ka grumbulluar më shumë se 9 milionë vota, numrin më të lartë të tyre në kampin republikan.

Pavarësisht skepticizmit që e rrethon, Trump deri tani paraqitet si kandidati pretedent për emërimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Për rivalet e tij brenda frontit republikan, Ted Cruz dhe Jon Kasich, manjati amerikan i pasurive të patundshme harxhoi pak energji duke thënë se, ata thjesht duhet të dalin nga gara.

Ndërsa sa i përket kundërshtares në kampim demokrat, Hillary Clinton, ai nuk e kurseu retorikën e ashpër edhe pse javë më parë ishte zotuar se do të zbuste fjalimet e tij. 




“Ajo do të ishte një president e tmerrshme. Unë mendoj se e vetmja kartë që ajo ka në duar është fakti i të qënit grua. Sinqerisht them se, nëse ajo do të ishte burrë do të merrte vetëm 5% të votave”, tha Trump.

Ndërsa Hillary Clinton, e cila fitoi në 4 nga 5 shtetet në zgjedhjet e fundit paraprake, u përgjigj: “Në qoftë se lufta për kujdesin shëndetësor të grave apo për paga të barabarta është ajo që Trump quan se unë po luaj kartën e gruas, atëherë ashtu le të jetë”, tha Clinton.

Për analistët përballja përfundimtare e Tump me Clinton do të ishte një përplasje e jashtëzakonshme sa i përket  modeleve të ndryshme që ata përfaqësojnë.

Related

Top Lajm 2656397203326482979

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item