Thatësira ekstreme prek 300 milionë njerëz, as trenat nuk i furnizojnë dot me ujë

Më shumë se 300 milionë njerëz në Indi janë duke vuajtur nga thatësira. Rajoni më i prekur është Marathwada në shtetin perëndimor të I...


Më shumë se 300 milionë njerëz në Indi janë duke vuajtur nga thatësira. Rajoni më i prekur është Marathwada në shtetin perëndimor të Indisë.
Thatësira është më e rënda në disa dekada. Rreth 400 km nga Mumbai, në rajon nuk ka rënë shi i mjaftueshëm në tre vitet e fundit.
Temperatura është mbi 40 gradë, e në disa raste 38 gradë gjatë natës. Situata bëhet katastrofale për të varfrit nëpër fshatra, të cilëve ju duhet të konsumojnë ujë gjatë gjithë kohës. Pse vjen ky mot ekstrem?
Sipas meteorologëve vendas, gjatë vitit të shkuar kanë rënë vetëm 49% e reshjeve normale që bien në këtë shtet, ndërsa në disa zona kanë rënë më pak 35 për qind e reshjeve. Për të përballues situatën, qeveria ka vendosur të dërgojë trena me ujë, ndërsa puset e fermerëve janë shteruar.
Uji i pijshëm është me racion. Çdo tren sjell miliona litra ujë në këtë zonë të goditur nga thatësira. Por edhe kjo nuk është e mjaftueshme. Shumë banorë thonë për “Al Jazeera” se shpesh marrin vetëm 50 litra ujë në javë.
Vala e të nxehtit e këtij viti është duke e përkeqësuar situatën. Në disa zona të Indisë temperatura është 5 gradë më e lartë se mesatarja. Të paktën 100 njerëz janë raportuar të vdekur dhe situata mund të kthehet në katastrofë.
Temperaturat janë të larta edhe gjatë natës dhe nuk bëhet fjalë për kondicionerë për miliona njerëz. Vitin e kaluar 2,500 njerëz kanë vdekur nga vala e të nxehtit që kaploi Indinë në muajin maj.

Related

Top Lajm 7781098751692868264

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item