Studimi: Dhimbjet që nuk qetëson paracetamoli

Paracetamoli është i pari që na vjen në mendje kur kemi dhimbje. Por nëse është efektiv për qetësimin e dhembjes së kokës apo dhembj...



Paracetamoli është i pari që na vjen në mendje kur kemi dhimbje. Por nëse është efektiv për qetësimin e dhembjes së kokës apo dhembjeve të tjera, në rastin e artritit nuk funksionon.
Paracetamoli ka qenë prej kohësh trajtimi kryesor për dhimbjet e kyçeve, pasi është i fortë dhe ka pak efekte anësore, por studimet e fundit kanë treguar se në rastin e dhimbjeve të artritit nuk ka efekt ose ka fare pak, çka mund t’i shtyjë njerëzit drejt dozave më të mëdha, rrjedhimisht më shumë efekte anësore.
Studiuesit thonë se mjekët nuk duhet ta sugjerojnë më si qetësues për artritin sidomos kur është fjala për trajtim afatgjatë, pasi efektet anësore mund të përfshijnë probleme të zemrës, veshkave dhe aparatit tretës.
Studimi është publikuar në revistën “Lancet”./shekulli

Related

Shëndet & estetikë 4319835235412798006

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item