Skandali i Panamasë, deputetët ukrainas: Të largohet presidenti

Deputetë ukrainas njoftuan sot se do të nisin një procedurë për shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko, i përfshirë në hetimin global...

Deputetë ukrainas njoftuan sot se do të nisin një procedurë për shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko, i përfshirë në hetimin global për krijimin e një shoqërie në ishujt britanik, Virxhinia, në kulmin e konfrontimeve me separatistët prorusë.
“Ne kërkojmë ngritjen në Parlament të një komisioni ‘ad hoc’ përgjegjës për të kryer hetime mbi ekzistencën e shoqërive dhe të llogarive sekrete ‘offshore’ të presidentit Petro Poroshenko”, shkruhet në llogarinë në facebook të Oleg Liachko, kreu i Partisë Radikale, një grupim i vogël populist i përbërë nga 21 deputetë.
Krijimi i një komisioni të posaçëm është një nga hapat e nevojshëm për të nisur procedurën e shkarkimit të presidentit.
Një nismë e kësaj përmase mbetet gjithsesi shumë e vështirë për t’u zbatuar. Sipas Kushtetutës, procedura e shkarkimit duhet në fakt të ndërmerret nga shumica në Parlament (të paktën 226 deputetë) dhe së fundmi, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Më pas së paku tre e katërta e deputetëve (338 zëra) duhet të votojnë pro shkarkimit të tij.

Related

Botë 1266823711563657650

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item