Si tek Matriks: Pasanikët amerikanë do vendosin çip në tru

Një çift pasanikësh amerikanë, të fiksuar pas teknologjisë, kanë në plan që t’i nënshtrohen një operacioni për të instaluar implante e...


Një çift pasanikësh amerikanë, të fiksuar pas teknologjisë, kanë në plan që t’i nënshtrohen një operacioni për të instaluar implante eksperimentale direkt në tru.
Të dy pasanikët po tentojnë të gjejnë një mjek që do të kryejë këtë procedurë jo vetëm të patestuar, por edhe shumë të rrezikshme, raporton Mirror.
Nëse i mbijetojnë operacionit, ata shpresojnë që të jenë në gjendje të komunikojnë direkt me format primitive të inteligjencës artificiale, të cilat po testohen aktualisht nëpër laboratore në botë.
Por kritikët dhe të fiksuarit pas teorive konspirative druhen se këto implante pionere janë hapi i parë drejt krijimit të një shoqërie, ku çdo njeri do të jetë i kyçur në ‘matriks’, njësoj si tek filmi i njohur.
Zolta Istvan, kandidat për president në SHBA, i njeh personalisht këta kandidatë për njerëz bionikë.
Ai është lideri i lëvizjes Transhumaniste, që beson se njerëzit duhet të përdorin teknologjinë për të zgjeruar në mënyrë artificiale fuqinë e tyre fizike dhe inteligjencën.
“Njoh dy njerëz që duan të bëjnë këtë, por është sekrete pasi është shumë e vështirë të gjesh mjek për ta bërë këtë edhe në Amerikën Qendrore”.
Një prej pasanikëve po viziton një mjek në Honduras, kurse një tjetër po udhëton drejt Europës Lindore.
“Kjo do jetë hera e parë kur dikush vendos implante për të përdorur valët e trurit për t’i lidhur me format e para të inteligjencës artificiale”.
“Teknologjia do u lejojë atyre që të kryejnë bisedat themelore. Deri këtu ka mbërritur ideja e telepatisë”.
Ata kanë tre vite që e planifikojnë këtë.
Francis Fukuyama, mendimtari i njohur, ka paralajmëruar se transhumanizmi është ideja më e rrezikshme në botë.
Kurse i famshmi David Icke paralajmëron: “Po shkojmë drejt një periudhe kur pajisjet vendosen poshtë lëkurës suaj dhe fillojnë të ndikojnë në ndërgjegjen e njeriut nga një kompjuter qendror”.
“Frika më e madhe që në krye të herës ka qenë se një ditë raca njerëzore do të zgjohet, por nuk do jetë në gjendje që të ndryshojë procesin tonë të të menduarit pasi ai komandohet nga një kompjuter qëndror. Ky është kërcënimi më i madh me të cilin përballemi prej vitesh”.

Related

Top Lajm 3238789020239363124

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item