Sa është pasuria e Putinit? Një pyetje që rikthehet nga zbulimi i “Letrave Panameze”

“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus n...


“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus në qendrën e vëmendjes për skandalin e saposhpërthyer. 2 miliardë dollarë të qarkulluara prej grupit të tij në kopmani offshore, çuan gazetën britanike “The Guardian” të realizonte një video shpjeguese për ciklin e qarkullimit të parave, pikërisht duke marrë si personazh Putin.
Mirëpo kjo çështje ka rihapur një tjetër: sa është pasuria e Presidentit rus? “Investopedia” shkruan se shumë informacione të mbledhura ndër vite çojnë te shifra 200 miliardë dollarë, që është karta e njeriut më të pasur në botë. P.sh Bill Gates i Microsoft ka 77 miliardë dollarë, që është gati 3 herë më pak se spekullimi pëe Putin. Si e përllogarit “Investopedia” këtë shifër? Duke marrë për bazë deklarimet e disa që i quan ekspertë:
Analisti politik Stanislav Belkovsky ka deklaruar se Putin ka diku te 70 miliardë dollarë përmes kompanive të gazit dhe të naftës, konkretisht: 4.5% aksione te Gazprom dhe 37% te furnizuesi i naftës Surgutneftegas, gjithnjë duke e fshehur emrin e vërtetë.  Luksi është një tregues tjetër: jahti “Olympia” thuhet se kushton 35 milionë dollarë, pallati në Detin e Zi kushton 1 miliardë dollarë, ndërsa koleksioni i orave, që përfshin edhe një Turbograph realizuar nga A Lange & Sohne vlen 500 mijë dollarë.
Lista vazhdon e gjatë bashkë me faktin se “Letrat Panameze” konfirmojnë pasurinë e madhe të Putin, ndonëse shifra 200 miliardë është e jashtëzakonshme. Një pasuri që gjithsesi, për nga mënyra si është bërë, duhet goditur, edhe pse kjo është çështje rusëve fillimisht./Respublica

Related

Botë 6842418086054594965

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item