Rrobaqepësit e Panamasë

Reforma në drejtësi ka marrë këto ditë një tjetër goditje. Publikimi i fakteve lidhur me llogaritë off shore të pasanikëve të botës‎ h...


Reforma në drejtësi ka marrë këto ditë një tjetër goditje. Publikimi i fakteve lidhur me llogaritë off shore të pasanikëve të botës‎ hap një spirale të rrezikshme për Shqipërinë. Emri i parë që doli e qe lidhet jo thjesht me të tashmen e as me të shkuarën e afërt por me atë shumë të largët të viteve 90, e bën thuajse të pamundur nje konsensus politik për reformën në drejtësi.
E kam të vështirë të besoj që Sali Berisha të japë konsensus për hetimet e dosjeve te ish njerëzve të tij të afërt që menaxhonin aferat e kompanive të partisë së tij në kohën e thyerjes së embargos së Kombeve të Bashkuara ndaj ish-Jugosllavisë. Më duket e pamundur që një hetim i tillë, të cilin autoritetet e sotme thone se e kanë nisur, të lërë pa prekur lidhjet jo thjesht frojdiane të biznesit dhe të politikës që kanë origjinën pikërisht në atë kohë së bashku me origjinën e disa ngjarjeve të rënda zinxhir që nisën atëherë dhe përfunduan në fillim të viteve 2000.
Vite kur pala tjetër mori modelin e vjetër dhe e perfeksionoi me kujdesin e një rrobaqepsi su misura apo tailor made sic thonë anglezët.
Një model që u perfeksionua kaq shumë saqë pas viteve 2005 shkoi edhe më larg. Iku moda e biznesmenëve tanë apo të tyre. Më pas ngelën të njëjtët biznesmenë por që operonin me krahë të ndryshëm në politikë, ose më mirë me krahun që ishte në pushtet. Aq sa flitet se është e vështirë për shembull të kuptosh se x financier apo kryebankier qarkullonte paratë e majta apo të djathta. Kështu lindën oligarkët, të cilëve pak u intereson kush është në pushtet, pasi ata janë të aftë t’i bindin qeveritarët që të konsiderohen si përjashtimi i artë i cdo rregulli, ligji apo moratoriumi. Ata zakonisht nuk janë as sexy as charming për t’u përjashtuar nga rregulli. Ata thjesht kanë para. Dhe të ofrojnë pikërisht këtë: një llogari në Cayman, apo Panama. Ku nuk të duhet emri por thjesht kodi. Se emrin e marrin përsipër oligarkët..
Po këtu i bie që më duhet të korigjoj cfarë thashë në fillim. Se sot në pushtet nuk është Berisha. Në fakt në pushtet nuk është as Rama. Në pushtet janë shumë prej atyre që ishin edhe dje, edhe pardje. Janë këta tipat që do t’u dalin emrat në Panama. Janë ata, që do vendosin që reforma nuk duhet, se kostumeve nuk u trergohet dot astari dhe as cfarë mbajnë xhepat brenda. Ata janë rrobaqepësit e Panamasë.
Ata tashmë kanë vendosur. Emrat mund t’u dalin. Ata nuk e kanë problem këtë. Ata thjesht nuk duan reformën se ajo pastaj zbulon të vërtetën e frikshme se kush fshihet pas kodit numëror të llogarisë në Panama. Ndaj rrobaqepësit e Panamasë do ta kenë të lehtë të arrijnë konsensusin e heshtur që të mos hetohen. Nga të gjitha palët, pronare të kodeve të llogarive të Panamasë!
Marrë nga: Javanews

Related

Top Lajm 5239791959257781466

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item