Rrëfimi në gjykatë: Ish-i dashuri më përndjek, edhe pse jam martuar

Një vajzë e re e kërcënuar nga ish -­i dashuri , i martuar tashmë, ka dëshmuar në Gjykatë se si pas shumë vitesh ai ishte shfaqur dhe ...


Një vajzë e re e kërcënuar nga ish -­i dashuri , i martuar tashmë, ka dëshmuar në Gjykatë se si pas shumë vitesh ai ishte shfaqur dhe e kërcënonte që të kishin lidhje intime sërish bashkë.
Ajo ka rrëfyer para trupit gjykues se E.L. e ofendonte dhe kërcënonte vazhdimisht deri sa ajo vendosi t’i drejtohej Policisë.
“Me shtetasin Ed. L. kam qenë e lidhur, lidhje dashurore, që kur kam qenë 22 vjeçe, të cilin e dija beqar.
I kam shkëputur marrëdhëniet me të në moshën 26­-27 vjeç, në momentin kur kam marrë vesh që ai ishte i martuar.
Në periudhën prill-­maj-­qershor 2015, E.L. më vinte vazhdimisht në punë, më ngacmonte, kërcënonte dhe më ofendonte, me shprehje nga më të ndyrat. Më thoshte ti je k*rvë.
Unë i thosha që më lër rehat, ti ke familjen tënde dhe unë kam familjen time.
Më thoshte se: Kam bërë burg dhe ti duhet të më japësh lekët për burgun që kam bërë prej teje.
Ti nuk ke për t’u fejuar dhe do të të vras po u fejove. Lëre punën se nuk ke përse të punosh ti këtu.
Nuk donte që unë të punoja”, ka dëshmuar e reja në gjykatë, raporton Panorama.

Related

Kronika 2490864401541444721

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item