Rrëfimi dy gazetarëve: Si e zbuluam skandalin e “Panama Papers”!

Më shumë se një vit më herët, një burim i panjohur e ka kontaktuar Süddeutsche Zeitung dhe ka dërguar dokumente të brendshme të koduara ...

Më shumë se një vit më herët, një burim i panjohur e ka kontaktuar Süddeutsche Zeitung dhe ka dërguar dokumente të brendshme të koduara nga firma Mossack Fonseca, e cila operon në Panama dhe shet kompani të panjohura në të gjithë botën.
Këto kompani të fshehura i mundësojnë pronarëve të tyre që të mbulojnë biznesin, pa marrë parasysh se sa e dyshimtë është veprimtaria e biznesit.
Në muajt që pasuan, numri i dokumenteve vazhdoi të rritet shumë më shpejt se sa krahasuar me numrin informacioneve që erdhën në fillim. Süddeutsche Zeitung mori rreth 2.6 terabyte të të dhënave, duke e bërë kështu rrjedhën më të madhe në historinë e gazetarisë.
Burimi që ka dhënë këto të dhëna nuk ka dashur asgjë në këmbim, as kompensim financiar, vetëm se disa masa sigurie. Gazetarët që kanë punuar në këtë projekt tregojnë procesin e fillimit e deri tek publikimi i artikujve.
Süddeutsche Zeitung  ka bërë një video në të cilën dy gazetarët e “Njësisë së Hulumtimit” në Süddeutsche Zeitung – Bastian Obermayer dhe Frederik Obermaier – si dhe drejtori i Konsortiumit për Gazetari Hulumtuese, Gerard Ryle, shihen duke shpalosur detaje të punës më shumë se një vjeçare deri tek publikimi i skorieve në mediet më me ndikim në botë.
Fillimi i vitit 2015
“Unë nuk e kam parë asnjëherë personin që ka dhënë dosjet.  Ne jemi marrë vesh përmes bisedave të koduara.  Unë shumë hapur e kam pyetur atë pse po e bënë këtë dhe ai ka thënë se ata që po e bëjnë një gjë të tillë duhet të ndalojnë”, thotë Bastian Obermayer, gazetar që ka punuar në hulumtimin e të dhënave.
Ai ka treguar se pas kësaj, ata kanë filluar bashkëpunimin me Konsortiumin për Gazetari Hulumtuese si dhe kanë biseduar me gazetarët e mediumeve të rëndësishme si The Guardian, Le Monde e BBC. “Të gjithë do të jenë të përfshirë”, ka thënë ai në fillim të vitit 2015.
Obermayer kishte parashikuar se hulumtimi do të marrë kohë së paku një vit për tu realizuar.  “Por, ne jemi shumë të motivuar për të filluar, sepse është e rrallë të kesh material kaq të mirë”. Ai ka treguar se atë kohë u planifikua një takim në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të parë se si do të vazhdohet me projektin.
“Ne me siguri se do të caktojmë ekipe që do të fokusohen për vende si Rusia apo Islanda,” ka thënë ai në fillim të vitit të kaluar. Po atë kohë, drejtori i Konsortiumit për Gazetari Hulumtuese, Gerard Ryle, kishte thënë se sipas vështrimeve të para, “duket se ky projekt do të jetë shumë më premtues se sa disa prej projekteve të tjera që i kemi bërë në të kaluarën, e që kanë dal të jenë hulumtime të mëdha”.
Mesi i vitit
Gazetari tjetër, Federik Oberaier, tregonte se deri në qershor të vitit të kaluar, kanë pasur fare pak kohë që të thellohen në materialet e poseduara. “Çdo mëngjes kur shkoj në punë e di se çfarë duhet bërë: ulem dhe kërkoj të dhëna”, thotë ai.
Ai jep disa sqarime për mënyrën se si janë bërë hulumtimet.
“Nëse jemi duke kërkuar për ndonjë person, në fillojmë të kërkojmë emrin e tij.  Shembull, nëse kërkojmë Vladimir Putin, e kërkojmë emrin e tij.  Nëse nuk gjejmë asgjë të rëndësishme, kjo nuk do të thotë asgjë.  Në hapin e dytë, ne kërkojmë për njerëz në rrethin e brendshëm të tij”, duke iu referuar kështu familjarëve, përfshirë gruan e fëmijët, shokët, bashkëpunëtorët e të tjerë.
Deri në këtë kohë, 1.5 terabyte të dhëna ishin siguruar, ndërsa gazetarët kanë qenë në pritje edhe të 700 gigabyteve të tjerë. “Deri më tani kemi ‘folderë’ për 240 mijë kompani. Çdo kompani ka polderin e saj, e në ‘folder’ përfshihen e-maile, dokumente, fotografi, kopje të pasaportave e certifikata.  Kemi ‘folderë’ që kanë deri në 3 mijë elemente në të.”
Ai ka sqaruar se për shkak se zakonisht pronarët e kompanive qëndrojnë në Panama, ata i nënshkruajnë kontratat e bizneseve në mënyre elektronike. “Është falë këtij procesi që ne kemi pasur mundësi të shohim kontratat.  Dokumentet janë të dërguara me e-mail në dhe nga Panamaja si dokumente të Microsoft Word ose PDF.”
Një takim tjetër është mbajtur në Mynih, Gjermani, ku kanë marrë pjesë rreth 100 gazetarë nga e gjithë bota.  Aty është biseduar në mënyrë të detajuar për hulumtimin.
Faza finale – janar 2016
“Ngadalë por sigurt, hulumtimi është duke u bërë i qartë,” thotë Oberaier. “Në pak javë ne do të fillojmë t’iu shkruajmë njerëzve.  Ne ju shkruajmë atyre dhe i konfrontojmë me dyshimet tona.  E pastaj nuk do të kalojë shumë kohë para se t’i publikojmë në media”. Ai tregon se deri në këtë kohë, 350 gazetarë kanë punuar në projekt.
Fillon të ndjehesh paksa nervoz kur e di se artikujt do të ekspozojnë emra të mafiozëve, dilerëve të armeve e drogës, politikanëve, e të tjerë, thotë ai. Ai ka treguar se draft-artikujt e tyre do të dërgohen tek zyrtarët ligjot për redaktim, para se të publikohen.
Prill 2016 – koha e publikimit
“Javët e fundit kanë qene tejet interesante. Ne nuk kemi fjetur shumë dhe e gjithi ekipi ka qenë duke punuar pa ndalur. “Është moment i rëndësishëm për ne.  Tani e shohim se si lexuesit do të reagojnë ndaj këtyre shkrimeve”, thotë gazetari. /Insajder/

Related

Top Lajm 5469150348083601351

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item