Rini të përjetshme, maska natyrale me mjaltë dhe vaj ulliri

Rrudhat janë të pashmangshme me kalimin e moshës dhe shpesh herë as produktet e kushtueshme kozmetike nuk mund ta zgjidhin këtë prob...



Rrudhat janë të pashmangshme me kalimin e moshës dhe shpesh herë as produktet e kushtueshme kozmetike nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Ne ju sjellim një recetë për të përgatitur krem anti­rrudhë, në kushtë shtëpie. Ky krem do të ngadalësojë procesin e plakjes së lëkurës, do të hidratojë lëkurën si dhe do të reduktojë rrudhat.
Përbërësit:
– 2 lugë çaji vazelinë (mund ta gjeni në farmaci)
– 1 lugë çaji mjaltë
– 1 e verdhë veze
– 1 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj bajame
Përgatitja:
Duke përdorur avujt e ujit shkrini vazelinën (nevojiten vetëm disa minuta). Më pas shtoni përbërësit e tjerë: të
verdhën e vezës, vajin dhe mjaltën.
Sigurohuni të përzieni përbërësit mirë, deri sa të krijohet një masë homogjene. Mund ta mbani këtë përzierje në një kuti kremi të vjetër, ose në ndonjë enë tjetër të përshtatshme.
Aplikojnë në lëkurë duke e masazhuar atë. mbajeni për 30 minuta. Pas 30 minutash hiqeni kremin duke përdorur një peshqir të lagur. Rekomandohet të aplikohet 2 orë para se të flini.

Related

Shëndet & estetikë 8052838600262718684

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item