Rama për “Sky News”: Ne nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në

Editoriali plot ironi i kryeministrit Edi Rama për gazetën “The Times” ka ngjallur interesin e medias britanike. Në një lidhje direkte...


Editoriali plot ironi i kryeministrit Edi Rama për gazetën “The Times” ka ngjallur interesin e medias britanike. Në një lidhje direkte nga Tirana me televizionin “Sky News”, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton, kryeministri u pyet për debatet që ka ngjallur në Britani deklarata e ministrit të Drejtësisë, Michael Gove, që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Europën e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë.
“Duke njohur e respektuar inteligjencën e zotit Gove, unë u surprizova. Duket diçka shumë e çuditshme për mua, që zoti Gove po fliste për një konfederatë të tillë dhe si model, ai solli atë që ne shqiptarët nuk e pëlqejmë, pasi ne duam të jemi pjesë e BE-së. Ne nuk duam të vuajmë jashtë BE-së nga kushte të tjera që kjo situatë sjell. Më duket shumë e çuditshme, që vendi i Churchillit, me një prej shoqërive më të jashtëzakonshme në Europë dhe në botë, është përfshirë në debate për ta lënë ose qëndruar në BE, duke harruar gjërat thelbësore në këtë debat, pasi BE-ja u ndërtua si një projekt i madh i paqes”, tha Rama.
Adam Boulton e pyeti kryeministrin, përse kjo dëshirë e madhe e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, në një kohë kur Greqia fqinje u fut në krizë.
“Faktet dhe e vërteta nuk janë aq të thjeshta. BE-ja është forca udhëheqëse kur flasim për reformat. Shikoni vendin tim, shikoni Ballkanin. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, nuk ishte pse BE-ja ka probleme ekonomike, por sepse reformat nuk ishin përmbushur dhe se kishte plot gjëra të pavërteta, që ia ushqyen vetes e më pas u përballën”, tha Rama.
Për frikën britanike të dyndjes së shqiptarëve në shtetin ishull, pasi Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, Rama dha këtë përgjigje:
“Nuk është se një ditë ju do të kemi miliarda e miliarda shqiptarë, që do të fluturojnë në qiejt britanikë, duke iu pushtuar njësoj si në filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon për shumë vite kanë një regjim të lirë vizash, duke lëvizur në Europë, por pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, u shpreh Rama.

Related

Top Lajm 1261599648287609149

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item