“Public Enemy!” Përse SHBA e urren kaq shumë Putinin dhe Rusinë?!

Nga Luca Steinman* “Moska është gjithmonë nga ana e gabuar e historisë”, kështu deklaroi Barack Obama në rastin e pushtimit ushtarak...

Nga Luca Steinman*

“Moska është gjithmonë nga ana e gabuar e historisë”, kështu deklaroi Barack Obama në rastin e pushtimit ushtarak të Donbassit nga ana e milicisë filoruse. Një dalje ajo e presidentit amerikan që nuk kufizohet në gjykimin e kundërshtive aktuale mes Moskës dhe Uashingtonit, por që evidenton se konflikti mes dy vendeve nuk është sipërfaqësor dhe momental, por historik.
Ai mes SHBA dhe Rusisë është një raport me ulje-ngritje, kompleks dhe i komplikuar, i përbërë nga momente marrëveshjesh dhe përplasjesh të fuqishme ushtarake dhe diplomatike, Mënyra se si përballen këta dy shtete nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me Luftën e Ftohtë. Pas ’90-ës, arena ndërkombëtare u dominua nga amerikanët, por ekuilibrat janë kthyer sërish. Dhe ajo e tanishmja më tepër se një përplasje diplomatike, është një përplasje vlerash.
Si është e mundur që shpërbërja e bllokut komunist të ketë pasur pasoja kaq të reduktuara? Si është e mundur që nga hiri i një perandorie të rrëzuar si ajo sovjetike të rilindë një ndër armiqtë më të betuar të Perëndimit? Në fillim të viteve ’90 Amerika ishte e sigurtë se ishte shndërruar në polin e vetëm në gjendje të menaxhonte politikën ndërkombëtare. Në fillim të këtyre viteve shumica e anëtarëve të Kongresit ishin pro rrymës që identifikohej me teorinë e “Fundit të Historisë”, të politologut Francis Fukuyama, e cila konsistonte në dominimin total të Amerikës në mbarë globin dhe pamundësisë të mbijetesës të kulturave të tjera ndryshe nga ajo liberale dhe kapitaliste. Në fakt ato vite ishin të karakterizuar nga fryma perëndimore edhe në Europën qendër-lindore dhe hyrja në NATO e ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik. Një rrugëtim, ky , që u përjetua nga krerët e shtetit amerikan si një fitore e vlerave liberal-demokrate dhe i universalitetit të eksportimit të demokracisë.
Që prej fillimit Rusia i dha një interpretim të kundërt. Jo si një humbje të bblokut sovjetik, por një vendim autonom për t’i dhënë fund komunizmit dhe nisjes së një faze të re. Edhe pse e dobët ushtarakisht dhe ekonomikisht, në Federatën e re u shpërnda një dëshirë e madhe për rivalitet dhe rekuperim të prestigjit rus në arenën ndërkombëtare, rindërtim të imazhit të Rusisë në botë dhe rizbulimit të një identiteti të ri.
Zanafilla e përplasjeve mes rusëve dhe amerikanëve e ka origjinën në këtë interpretim të ndryshëm mbi fundin e Bashkimit Sovjetik. Që prej atëherë raportet kanë qenë ciklike, duke alternuar momente qetësie dhe përplasjesh. Faza e parë e qasjes me perëndimin ka qenë ajo e Boris Jeltsin që kërkonte integrimin në botën perëndimore. Ishte një fazë hapje që korrespondoi me privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe shpërthimin e ekonomisë që ishte e rrënuar. Kjo periudhë u cilësua si periudha e “poshtërimit”, dhe në 1998 Kremlini deklaroi dështimin e tij.
Gjithçka ndryshoi në vitin 2000 kur në pushtet erdhi Vladimir Putin. Një politikan me aspirata europiane,  që nisi të masë standartet ruse me ato të Europës, dhe jo më me Amerikën. Rriti eksportin drejt Europës të hidrokarbureve duke i bërë mjetin kryesor të realizimit të strategjive të tij gjeopolitike. Fati i tij ishte se në ato vite çmimi i hidrokarbureve ishte tejet i lartë duke i dhënë mundësinë e shëndoshjes së ekonomikë dhe duke rritur kështu popullaritetin e tij. Dhe mund të dialogonte në nivele të barabarta me Amerikën.
Vitet e para megjithatë ishin karakterizuar nga një hapje me Uashingtonin. Putin mbështeti luftërat e Ameriëks kundër terrorizmit, por tentativa e tij për dialog me SHBA-në nuk pati të njëjtën përgjgije. Administrata Bush i mohoi hyrjen në Organizatën Botërore të Tregtisë duke dënuar “demokracinë sovrane” të Putin që nuk pranon sugjerime nga jashtë për qeverisjen dhe çështjet kombëtare.
Pozicioni i Amerikës u zbut me ardhjen e Obamës në pushtet. Duke parë vështirësitë e brendshme, administrata Obama kërkoi bashkëpunimin me Rusinë për të arritur interesat e veta, siç ishte tërheqja e trupave nga Afganistani dhe Iraku. Përplasja e dikurshme kaloi në plan të dytë. Në 2011, kur mbaroi tërheqja e amerikanëve, u rikthye sërish çësthja e “vlerave” dhe “demokracia sovrane” e Rusisë.
Putin ndërroi sjellje duke thyer stereotipet që i përshkruanin rusët si njerëz pa ndjenja. Ai i shtriu dorën e bashkëpunimit amerikanëve, por në vend të rriste besimin te amerikanët, ata u bënë më skeptikë. E cilësuar Rusinë si një “fuqi të butë të rrezikshme” dhe nisën ta fusnin në lista të zeza.
Të gjitha çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve shpërthyen me luftën e Ukrainës. Ai që nisi si një konflikt rajonal u shndërrua në një motiv për Amerikën që të ndëshkonte Rusinë. U rikthyen ekuilibrat e Luftës së Ftohtë dhe sanksione të shumta ndaj shtetit rus.
Por çështja më e e pazgjidhshme mbetet ajo e identitet. Vullenti amerikan për përfshirejn e Rusisë në perëndim bie ndesh me vizionin e Putin për ruajtjen e vlerave konservatore historike. Lideri i Kremlinit i atribuon më shumë vemendje patriotizmit rus duke rritur mitin e e tij si shpëtimtar i rusëve në një moment kritik, si dhe mbrojtjen e kombit.
Vlerat e propozuara nga Putin dhe strategjitë gjeopolitike të tij janë identifikuar nga SHBA si një dnër armiqtë më të rrezikshëm të Perëndimit.
Në EuroAzi nuk ka vend për vlerat liberale amerikane dhe për supremacinë e dimensionit ekonomik mbi atë poltik dhe social, për eksportimin e demokracisë
Dhe për këtë, pavarësisht afrimit rus, thyerja mes Moskës dhe Uashingtonit është më e madhe se kurrë./ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA
*Gazetar dhe politolog italo-zviceran

Related

Top Lajm 5097004610618817218

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item