PSP: Kërpaç ishte dëshmitar, jo i dyshuar

Kosta Kërpaç nuk ka qenë person nën hetimin e Prokurorisë speciale por dëshmitar i cili me vetiniciativë i është ofruar Institucionit ...


Kosta Kërpaç nuk ka qenë person nën hetimin e Prokurorisë speciale por dëshmitar i cili me vetiniciativë i është ofruar Institucionit për bashkëpunim. Kështu thonë nga prokuroria e Katica Janevës dhe shtojnë se për faktin se i ndjeri nuk ka qenë lëndë hetimi, nuk e kanë të qartë përse presidenti e ka falur. Por, sfida më e madhe që hedh dyshim në tërë këtë rast është pohimi i Prokurorisë speciale se tanimë i ndjeri ka qenë nën presionin e ndokujt.
“Posedojmë prova për rrethana shumë relative, përfshirë presionin nën të cilin ka qenë personi Kosta Kërpaç, por duke pas parasysh se bëhet fjalë për informata jashtëzakonisht të besueshme, të njëjtat nuk do të publikohen para opinionit në këtë moment. Gjithsesi, nëse paraqitet nevoja ne jemi të hapur për bashkëpunim me organet të cilat e hetojnë vdekjen e tanimë të ndjerit”, njoftuan nga Prokuroria Speciale Publike.
Megjithatë, në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk shkruan se shtëpia e Kosta Kërpaç ka qenë lëndë për bastisje nga ekipi i Janevës. Nga ky Institucion në mënyrë plotësuese e konfirmuan këtë. Në mënyrë shtesë sqaruan se kjo nuk do të thotë se ai ka qenë cak i organeve të ndjekjes. Bastisja tek i ndjeri, shtojnë nga Prokuroria speciale ka qenë një nga shumë urdhrat lidhur me një procedurë parahetimore. Tash për tash nuk dihet nëse bastisja ka ndodhur para se Kërpaç vullnetarisht të paraqitet si dëshmitarë apo më pas.
Alsat M tentoi të marrë informata nga Gjykata penale e Shkupit për atë se kur është bërë bastisja tek Kërpaçi, por edhe sa bastisje tjera dhe tek kush janë bërë për të njëjtën lëndë. Deri në këtë moment nuk kemi kurrfarë përgjigje. Heshtje edhe nga kabineti i presidentit Ivanov prej ku kërkuam informata se për çfarë është falur Kërpaç, nëse Prokuroria speciale aspak nuk e ka ndjekur si person të dyshuar. Tash për tash vetëm jozyrtarisht, Kosta Kërpaç lidhet me provizionet për furnizimin me pajisjet për përgjim nga Izraeli. Sipas Regjistrit qendror ai ishte udhëheqës kompanisë “Finzi” dhe në këtë post ka trashëguar personin Vladisllav Stajkoviq i cili gjithashtu është në mesin e të falurve, emri i të cilit lidhet me furnizimet e pajisjeve për përgjim nga Izraeli.
Alsat-M

Related

Top Lajm 4373592905164485101

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item