Pse?

nga Majlinda Bushja Ato që na mundojnë shpesh si individ e shoqëri në çdo kohë janë pyetjet pa përgjigje, pasi disa pyetje nuk m...

nga Majlinda Bushja



Ato që na mundojnë shpesh si individ e shoqëri në çdo kohë janë pyetjet pa përgjigje, pasi disa pyetje nuk marrin përgjigje asnjëherë, ato mbesin pyetje. Por dhe kjo formë në një farë mënyre është një “përgjigje”, pasi “asgjëja” flet për atë që arrin të kuptojë “përgjigjen” e jopërgjigjes. Mirëpo, vështirësia në të tilla raste është shumë e madhe, sepse një përgjigje e nënkuptuar ndonjëherë çon në konkluzione dhe lëvizje të gabuara që më vonë duhet  të  ndreqen. T’i besosh përgjigjes së nënkuptuar është një rrezik më vete, pasi ajo që mendon realisht nuk është ajo që dikush tjetër ka menduar për përgjigjen e pyetjes tënde. Të hamendësosh një përgjigje do të thotë të logjikosh nga çka nuk sheh.
E vërteta e pakundërshtueshme është se Pseja ekziston gjithkund brenda nesh dhe jashtë saj atje ku njeriu jeton dhe kërkon të zbërthej situatat për të ndryshuar gjendjen, pse jo përfundimisht. Varet ku njeriu ndodhet dhe për çfarë ndodhet. Në se ai nuk ia bën këtë pyetje vetes ka shumë mundësi të mos dijë të orientohet qartë dhe të dështojë në qellimet e tij, cilatdo qofshin ato të mëdha apo të vogla, afatshkurtra apo afatgjata në ndikimin e tyre. Të pyesësh vetveten nuk do të thotë se e ke përgjigjen gati brenda saj, pasi një kontraditë që rri fshehur është ajo e brendshmja, një luftë e përjetshme. E për sa kohë nuk e kemi të qartë çfarë duam si individ, apo qoftë dhe shoqëri gjithmonë do të jemi të paqartë në rrugën që do të përshkojmë më pas. Kjo bën që psetë drejtuar të tjerëve të mos jenë të duhurat, pasi pseja drejtuar vetvetes nuk ka marrë një përgjigje të saktë dhe si e tillë udhëheq në mënyrë të gabuar.  
Çdo ditë udhëhiqemi nga pse?, në se do të ndodhte ndryshe nuk do të ecnim përpara, sepse pseja është në funksion të lehtësimit të gjendjes përmes njohjes. Ndonjëherë na pëlqen të mos pyesim, njohim e dimë. Indiferenca nuk na bën të informuar e si pasojë gjendjen tonë e shfrytëzojnë ata që janë gati të përfitojnë nga mosdija. Të fshish psetë nga përditshmëria ngushton mundësitë e njohjes, duke zgjeruar ato të vështirësive që kanë gjasa të rriten në të ardhmen nëse përsëritet e njëjta përditshmëri. Por situata kërkon t’i gjejmë pyetjen ashtu sikundër kohën, që përputhshmëria të na ndihmojë të marrim përgjigjen e dëshiruar për të mos krijuar përplasje të panevojshme. Të dish të pyesësh, do të thotë të dish të zbërthesh e në të njëjtën kohë të marrësh atë që do pa krijuar tensione.
Por pseja është problematike në vetvete sa herë hyn në ambjente që janë hermetike përballë përgjigjeve. Aty janë skutat më të thella ku fshihet e vërteta e gjendjes në të cilën ndodhet një shoqëri. Pseja aty shpesh mbet pse?, ose kamuflohet me një përgjigje që s’ka të bëj me të vërtetën, por me atë çka të tjerët duhet të dinë, për të mos shndërruar situatën në dramatike. Përgjigjia limohet në funksion të kastës që përpiqet të bëj orientimin më së shumti në shërbim të vetvetes. Megjithëse, ajo përpiqet ta mbuloj këtë sjellje të saj në funksion të qendrimit të saj në pozicionin e dëshiruar, brenda ndihet dy standartizimi në sjellje. Shoqëria arrin ta kuptojë në një kohë të caktuar, por deri atëherë kasta ka forcuar vetveten deri në atë pikë sa është bërë e pa prekshme. Kjo gjendje e bën shoqërinë t’i lindin shumë pse? të cilat e kanë përgjigjen brenda.
Nëse ndodh një ngjarje gjithkush pyetet pse? Secili përpiqet sipas mënyrës së vet të marr përgjigjen. Por përgjigjja është e ndryshme, pasi kushtëzohet nga situata në të cilën ndodhemi, dhe jo domosdoshmërisht mësojmë të vërtetën. Çdo variant është i mundur përsa kohë nuk mundemi të vërtetojmë realisht çfarë ndodhi. Ky është një moment që krijon debat, ku secili mbron versionin e tij, por nisur edhe nga interesa të caktuara që vulosin të vërtetën momentale. Ajo është e rrezikshme dhe e destinuar të bjerë në një moment të caktuar. Prandaj në një kohë tjetër ndodh t’i kthehemi të shkuarës për të zbuluar të vërtetat që s’janë thënë dot kohë më parë, (si në rastin e krimeve të komunizmit).  
Kështu, jeta e përditshme tregon qartë që Pseja është e përjetshme në çdo shoqëri. Përmes saj kërkojmë të zbërthejmë gjithçka që na rrethon, pasi gjithçka që na rrethon ndikon në përditshmërinë tonë, megjithëse ndonjëherë jo drejtpërdrejt. Sistemi, vendi dhe koha përcaktojnë pyetjen, sepse gjithçka ka një vijë logjike. Pyetje që diku thuhen me forcë, e diku nën zë. Sistemi rrumbullakos përgjigjen dhe i jep formën që dëshiron në funksion të vetvetes. Çdo tentatativë për t’u shfaqur ndryshe përmes pyetjes e vë në shenjëstër çdo individ në shoqëri. Ndaj përpjekja për t’u përshtatur kthehet në normë, pasi dëshira për të ditur më shumë kushtëzohet nga rrethanat që diktojnë çdo pyetje, sepse disa pyetje nuk marrin asnjëherë përgjigje. Disa e kanë përgjigjen brenda e për disa të tjera hamendësohet, pasi e vërteta shpesh komuflohet. Ajo vihet në funksion të momentit, e merr formë të përcaktuar në varësi të forcës. Për këtë arsye ne bëjmë pyetje vazhdimisht për të shkuarën, dyshojmë dhe kërkojmë ta rihapim, përmes pyetjesh që nuk kanë marrë përgjigjen e duhur. Kërkojmë t’i shkojmë deri në fund të vërtetës, sepse shesh na shoqëron mosbindja.


Related

Opinione 3006645951830966305

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item