Projekti kinez: Ja si do bëhemi superfuqi futbolli

Kina ka bërë publike një strategji se si do të bëhen një superfuqi e futbollit botëror deri në vitin 2050. Plani synon që 50 milionë...


Kina ka bërë publike një strategji se si do të bëhen një superfuqi e futbollit botëror deri në vitin 2050.
Plani synon që 50 milionë të rritur dhe fëmijë të luajnë këtë lojë deri në vitin 2020.
Të tjera objektiva synojnë ngritjen e të paktën 20 mijë qendrave stërvitore të futbollit dhe 70 mijë fushave futbollistike brenda vitit 2020.
Kina është kualifikuar vetëm për një Botëror të futbollit, atë të vitit 2002.
Sipas BBC, presidenti Xi Jinping është një entuziast i futbolit dhe më herët ka thënë se dëshiron që Kina të fitojë një Botëror brenda 15 vitesh.
Projekti thekson se shteti do të ndërtojë një fushë futbolli për çdo 10 mijë banorë.
Skuadra e meshkujve në futboll duhet të bëhet një nga më të mirat në Azi brenda vitit 2030.
Aktualisht kombëtarja e tyre është në vendin e 81-të në rankimin botëror.
Futbolli i Kinës është goditur shpesh nga akuzat për korrupsion.
Në vitin 2013, 33 zyrtarë dhe lojtarë u pezulluan për fiksim ndeshjesh.

Related

Top Lajm 7946723411407692060

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item