PKK-ja paralajmëron Turqinë: Do të jetë një luftë e gjatë

Rebelët e PKK-së paralajmërojnë Turqinë të përgatitet për një konflikt të zgjatur, të cilin, sipas liderit të saj Cemil Bayik, është Pr...


Rebelët e PKK-së paralajmërojnë Turqinë të përgatitet për një konflikt të zgjatur, të cilin, sipas liderit të saj Cemil Bayik, është Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan që po e provokon. Bayik i tha BBC-së së ashpërsia e palës tjetër e shtyn Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit të përgatitet për një përshkallëzim të situatës.

“Është Erdoani ai që e po nxit këtë luftë. Kurdët do ta mbrojnë veten deri në fund, kështu që për sa kohë kjo është qasja e Ankarasë, edhe ne do ta përshkallëzojmë luftën tonë”, tha Bayik.

Burime pranë Erdoanit e përjashtojnë mundësinë e negocimit me PKK-në. Këshilltari i Presidentit, Ilnur Cevik pretendon se rebelët kurdë po përpiqen të krijojnë një shtet të veçantë brenda Turqisë e të paktën për momentin nuk do të ketë ulje të palëve në bisedime. Cevik u kujdes të sqaronte se Erdoani gëzon një mbështetje të gjerë popullore përsa i takon fushatës ushtarake ndaj kurdëve.

Bayik, megjithatë, këmbëngul se qëllimi i tyre nuk është shkëputja. Ne nuk duam ta ndajmë Turqinë, ishin komentet e tij për BBC-në. Ne duam të jetojmë brenda kufijve të saj, por të ndihemi të lirë në tokën tonë dhe jemi të vendosur ta vazhdojmë luftën deri në momentet që të drejtat tona të natyrshme të pranohen.

Lideri kurd shtoi se mungesa e fleksibilitetit të palës turke e shtyn PKK-në të përgatitet për një përshkallëzim të konfliktit jo vetëm në Kurdistan, por edhe në pjesën tjetër të Turqisë.

Related

Top Lajm 6114422220058127724

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item