Përdorni Facebook në punë? …kujdes shefi ju përgjon

Kush nga ne nuk e shfrytëzon një moment gjatë punës, për tu futur pak në Facebook, apo për të shkruar me miqtë në WhatsApp. Është diç...


Kush nga ne nuk e shfrytëzon një moment gjatë punës, për tu futur pak në Facebook, apo për të shkruar me miqtë në WhatsApp. Është diçka që e bëjmë të gjithë, por që duhet të ndryshojë, thonë studimet.
Faqja “Dice”, e cila merret me çështje karriere, ka bërë një studim duke zbuluar se sa kohë shpenzojmë për të dërguar mesazhe private gjatë punës.
Në krye të listës, studimi zbuloi, se njerëzit i përdornin kryesisht orët e punës për të nisur e-maile në lidhje me punë të dyta, apo dhe për të aplikuar për një punë tjetër.
E nëse e gjeni veten tek ky përshkrim, duhet ta mendoni dy herë sepse shumica e njerëzve nuk e dinë që shefat e tyre, janë në gjendje që të lexojnë mesazhet personale.
Po, është e vërtetë! Aplikimet për punë, apo batuat me kolegët për shefin tuaj, mund të lexohen nga ky i fundit.
Studimi tregoi se 70% e të punësuarve përdornin Facebook-un për të bërë biseda, gjatë orëve të punës. 40% e tyre, i orjentonin bisedat për një punë të re, 31% për të bërë blerje online dhe 9% prej tyre, për të flirtuar.
Ndërkohë që sipas të dhënave, pjesa më e madhe e kompanive të anketuara, ka pranuar se ata kanë akses të informacione e punonjesve të tyre nga adresat që përdoren në kompjuterat, apo telefonat e punës.
Ky fakt duhet t’ju bëjë që të mendoheni dy herë, për të përdorur këto të fundit, për arsye personale.

Related

Teknologji 3821058477384903236

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item