MOST: Nuk ka kushte për zgjedhje të lira

Qeveria dhe Institucionet kompetente nuk arritën të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme në 5 qershor....


Qeveria dhe Institucionet kompetente nuk arritën të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme në 5 qershor. Kështu konstaton Asociacioni qytetar MOST të cilët thanë se fakti që ministri ose zv/ministri plotësues i MBP-së nuk kanë nënshkruar disa nga rezultatet e MPB-së drejtuar KSHZ-së, të njëjtat nuk mund të konsiderohen si të ligjshme. Ata kërkuan që KSHZ-ja përsëri të vërë në dispozicion listën zgjedhore për publikun.
“Edhepse KSHZ-ja në seancat e fundit ka miratuar raporte nga kontrolli administrative dhe në terren, ata raporte nuk janë publikuar në faqen e tyre në internet. E njëjta vlen edhe për raportin përfundimtar, edhe ai nuk është publikuar. Edhe përskaj të harxhimit të mjeteve financiare, KSHZ-ja harxhon shumë kohë dhe mund në këtë proces që në fund ai të rezultoi me votim të përçarë të anëtarëve të KSHZ-së dhe rezultateve të paqarta nga kontrolli në terren”, deklaroi drejtori i MOST-it Darko Aleksov.
Qëndrimet e MOST i kundërshtoi kryeministri teknik Emil Dimiriev sipas të cilit Qeveria ka ndihmuar Institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve.
“Ai është qëndrim i një organizate joqeveritare, unë nuk ua marr të drejtën të kenë qëndrimin e tyre për çështje të caktuara, por përkundrazi unë mendoj se qeveria ka bërë gjithçka që të ju ndihmojë institucioneve që janë kompetente për organizimin e zgjedhjeve, këtu e kam fjalën për bashkëpunimin tonë me KSHZ-në. KSHZ bëri gjithçka që duhej të bënte në pjesën e pastrimit të listës zgjedhore , dhe unë jam i bindur që janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor ”, tha kryeministri Emil Dimitriev.
Raporti përfundimtar i KSHZ-së nga kontrollet administrative dhe në terren akoma nuk është nënshkruar nga kryetari Çiçakovski dhe si pasojë, nuk është publikuar në faqen zyrtare të KSHZ-së. Çiçakovski ishte i vetmi që i tha jo këtij raporti duke e konsideruar atë si të papërfunduar. Edhepse lista zgjedhore ka ditë që është vendosur për inspektim publik, nga KSHZ-ja vazhdojnë të mos tregojnë konkretisht numrin e personave që deri tani janë fshirë nga lista. Nga ajo që mund të deshifrohet nga një raport i tejmbushur me shifra, bëhet fjalë për rreth 2500 persona të vdekur dhe dy persona me dy numra amzë, të fshirë deri më tani. KSHZ-ja duhet të ketë gati listën zgjedhore më se voni deri në 26 maj.
Fatlume Dervishi

Related

Top Lajm 5999807813572165659

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item