Mit’hat Frashëri aktual edhe pas 100 vitesh: Si mund të shpëtojë Shqipëria nga varfëria

Sa e varfër është sot Shqipëria dhe si munt të shpëtojë nga kjo varfëri (Ekonomi politike) Nga Mit’hat Frashëri Në Kalendar të m...

Sa e varfër është sot Shqipëria dhe si munt të shpëtojë nga kjo varfëri
(Ekonomi politike)
Nga Mit’hat Frashëri

Në Kalendar të motit që shkoj, në faqe 75 e poshtë, nënë emrë: “Ç’jan’ Ata që shkojnë zallit”, qërtonim mëmëdhetarët tanë, pse s’punojnë e janë përtacë. Shumë njerës që kishin kënduarë atë artikllë. na thonë se ish e padrejtë se edhe Shqipëtarëtë punojnë. të mjerëtë gjithënjë pa prerë.
Vërtet Shqipëtarët e gjorë punojnë! Vërtet heqin njëmijë mundime për të nxjerë një copë bukë’ Oh, kush nuk ka parë shqipëtarin në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që bredh andej e këtej duke patur shpresë të bëhet një zaptie, a një kollçi e të hajë një copë bukë! Kush nuk e ka parë shqipëtar’ e gjorë të dergjetë nëpër qytetet e mbëdhenj duke priturë bukënël Kush nuk’ e di që Shqipëtari vete në Jemen dhe në vende më te largët e shkruhetë zaptie, për të ngrënë bukë?
Këto që themi janë të vërteta dhe tregojnë sa vuan dhe sa punon i varfëri djal’ i Shqipërisë për të nxjerë bukë’. Kam njohurë një Shqipëtar që të këputte shpirtin; s’kish as ç’të hante, as ç’të vishte. E pyeta a kish gjësend në shtëpi; m’u përgjigj se kish një familje, që vuante urije. – A ke tokë për të punuarë? – i thashë. – Kam disa pendë tokë, po s’ka kush t’i punojë; unë kam dalë në kurbet, tjatrë njeri s’kam në shtëpi, as të holla që të ze ndonjë njeri të punojë!A e kupëtuatë? 1 bir’ i botësë kish dalë në kurbet për të fituarë të holla, po vetë si dhe e shoqeja e djemtë s’kishin bukë të hanin; arat i linin pa punuarë, se s’kish kush t’i punonte.
Nukë do t’ish vallë më mirë sikur, ay shqipëtar i gjatë sa një hosten, të rrijë në shtëpi, të punojë arënë e të shkojë një jetë të lumturë midis të fëmijësë, se sa të aratiset andej e këtej dhe të mos ketë bukë të hajë?
Një vent, ku dheu nukë punohetë, ku bota s’është lidhur pas dheut, kurrgjë s’munt të vejë mbarë, se çdo njeriu ay dhë ku ka lindurë, do t’i duketë si i huaj. Shumë të mençim kanë thënë që Inglizët venë mbroth se gjindja, në çdo gjë që ka ngjarë, gjithënjë ka ndenjur e lidhurë dhe e pandarë nga dheu. Inglizët, sado që kanë tokë shterpë më të keqe se neshqipëtarët.e kanë dashur dhenë dhe shtëpinë e tyre, edhe sa herë kan’ ardhurë të huaj. inglizët kanë punuarë të mbajnë arën e të jenë zot shtëpie’Shqipëtarëtë bëjnë liksht. fare liksht qëjanë lidhurë pas qeverisë (turke) e që çdo njeri shpreh të gjejë bukë në punë të qeverisë (të hyqymetit)…Të mejtohemi pakë: a bën mirë një shqipëtar që le plenk shtëpinë, arën a fëmijën dhe vete kërkon memurijet, apo shkruhetë zapne”? Mbase thoni se i gjori shqipëtar vete nga e keqja. se nukë munt të rrojë në shtëpit të tij;është pra i shtrënguarë të dalë në kurbet të nxjerë bukënë! Po vallë qysh e fitojnë atje këtë të pakë bukë? Ay i injerë që le ënibëlsin’ e shtëpisë. që le fëmijën e dashurë të tij, që le vendin e bukurë ku ka shkuarë djalërinë e tij…, le plenk shtëpinë e del për kësmet, vete në një qytet të huaj, gjen një bej e i lutetë t’i gjejë bukë; shkojnë disa muaj, disa vjet pa gjeturë ndonjë vent: në këtë kohë fëmija i ka mbeturë shkretë se vuan urije; ay i gjorë m’anë tjatrë dergjet, krimburë në borxh… Ah, më në funt u-hap fati: miku ynë u-shkrua zaptie me gjashtë mexhitka të bardha në muaj! Oh, sa i lumturë! Ja ku u-mvesh me roba të zeza: një kordhë i varet m’anë të mëngjërë!
Të gjorit zaptie rroga një herë në tre muaj i del dhe të hollat që merr nuk’ i arrijnë as për vete as për në shtëpi, pa le që ka dhe një barë hua.
Ç’bën, pra miku ynë, që të nxjerë pakë të holla? – Del kusar! Vështroni qysh:
Me qënë që rroga nuk i del çdo muaj, miku ynë ka synë të dalë të mbledhë të dhjetat (të dalë tahsildar); kur del për këtë punë, vete nëpër fshatra. Ngrënjen’ e tij si dhe të kalit e merr me pahir nga fshatarët;shtrëngon njerëzit e varfërë që të paguajnë; i shtrëngon e i rreh gjer sa t’i japin gjë! Kemi parë e kemi dëgjuarë. që shumë tahsildarë japin rryshfet te mylazimi a tejyzbashi. që t’i nxjerrin nëpër fshatrat, se ashtu gjejnë të hanë e të pinë pa të holla e të mbledhin para.
Sa mylazimë a jyzbashë, duke dalë disa muaj nër fshatrat, mbledhin një tok të holla për veten e tyre! Edhe vjet nëjyzbash në Janinë, emri i të cilit nis ine H.. në dy muaj e siprë mblodhi 35 lira!Kuptohet mirë qysh vjedhin zaptietë a mylazimët…E kush nuk e di sa paudhësi punojnë ata që dalin për taksim? Kujt nuk’ i kanë rjedhurë ca pika lot nga sytë, kur ka dëgjuarë qysh taksildarët rrjepin shtëpin’ e bujkut, rrahin të mjerin fshatar, i marrin edhe kusinë dhe e lënë kërcu! Këto të këqija i bëjnë taksildarët shumë herë për të marë disa grosh nga fshatari. Mos pandehet se këto ligësi i bën vetëm zaptie-ja;jo, të gjithë sa janë në punë të qeverisë, të gjithë sajanë në bukën e saj, që nga zaptieja e gjer te valiu, gjithë memuret e sulltanit, të tërë vjedhin e bëjnë një mijë turpe. Edhe prapë ndonjë prokopi nukë kanë, se të gjithë të këputin shpirtinë…
Nukë do t’ish vallë më mirë të punojë arën shqipëtari, të shikonjë kopenë a të bëhetë tregëtar e të nxjerë bukënë me djersën’ e ballit. sesa të dalë hajdut nënë robët e një zaptieje, të një mylazimi a të një qatibi?Hahni ka të drejtë kur thotë “Sa të muntnjë shqipëtari të lërë shtëpinë e të përpiqetë të fitonjë hukën në vende të huaj, s’shprehet ndonjë përmirësim”‘ d.m.th.s’munt të vejë përpara vendi kur le shqipëtari plenk shtëpinë dhe aratisetë andej e këtej për të nxjerë bukën.E thamë më lart dhe e themi prapë: ay që lidhet pas qeverisë. Do me thënë ay që merr një punë në qeveri. është ay që i bën më të mbëdhatë e të ligavet Shqipërisë. Se. një njeri që ka shkuarë mirë me fshatarët e tij. posa bëhetë zaptie e bëhet armik i fshatarëvet me të cilët gjer dje kish shkuarë vëllazërisht. hiqet i rëndë. bën ç’të dojë se ka krahë hyqymetin (qeverinë), dhe, duke munduarë vëllezërit’ e tij. shikon të fitojë qeverija a vetë ai, pa në djall Shqipëria!Ata qëjanë lidhurë pas qeverisë na kllasin në grindje dhe ndarje midis tënë; se ay njeri dolli nga Shqipëtarija e u-bë njeri i sulltanir. Duke dashurë të fitojë, se rrogë nuk ijapin, mundon të dobëtit dhe kështu gjindja thotë që “nuk na mundon turku, po na mundon shqipëtari!” Me qënë që të krishterëtë janë shumë herë të dobëtë. zaptijeja a mylazimi e gjejnë më lehtë të bëjnë të këqija te shqipëtarët të krishterë dhe kështu hyn grindja dhe mërzitja midis myslimanëve e të krishterëve.Pra, shqipëtarëtë që hyjnë në punë të qeverisë, punojnë, heqin shumë mundime, rrinë në vende të liq për shëndenë, mezi gjejnë bukë të hanë, nobat i kanë copë-copë. gjithnjë ndodhen në rrezik e siprë se mos vritenë, se bëhen armiq me gjithë botënë. Me qënë kështu. këndonjësit munt të pyesin: Shqipëtarëtë nukë dinë të punojnë^Një i diturë n’ekonomi politike, Dety de Trasi. ka thënë: “Gjithë fathardhësi e njerëzvet është në të përdorurit inirë të punës, e gjithë e keqja vjen nga të përdorurit më kot të punësë! “Kështu, pra. shqipëtarëtë, në vënt që të lodhenë tërë kohënë, të shkojnë njëjetë të ndyrë e të mos nginjin dot barkun në punëra të qeverisë,do t’ish shumë më mirë të vështronin të fitonin duke punuar bujqësinë a tregërinë dhe, në vënt që të nxjerin bukën duke bërë të ligë botësë e duke i sjellë dëm kombit dhe vehtes së tyre, do t’ish shumë gjë e pëlqyerë ta nxirnin atë bukë me një mënyrë t’urtë, të nderçme e me djersën’ e ballit.
Nga të paturit synë në punërat të mbretërisë, na gjen të d ibëtë qeverija e na lot si të dojë; se, të themi. që ca fshatra duanë, për shëmbëll, të qahenë nga pagesat e rrugës ose tjatrë gjë. Për këtë punë duhetë që të gjithë njerëzija të jenë të bashkuarë… Qeverija. gjithënjë, me ca të qelburë memurijetë a me ca nishanë të teneqejtë, gjen anën të ndanjë e të bënjë me-vehte ca nga neve, të cilëtë bëhenë shushunja dhe pinë gjakn’ e gjindjesë..
Një shkronjës Frances-‘ duhet të ketë diturë mirë punërat e Shqipërisë, kur thotë: “Shqipëtari sa është i butë e i mirë kur s’ka ndonjë punë në qeverit. aqë bëhetë i keq e i lik kur mer ndonjë memurijet”.Gjer më tani thamë që të qepurit pas qeverisë, të pasurit syne n( memurijet është një fatkeqësi për shqipëtarët. po këndonjësi munt të më thotë: “Këto janë të drejta. po qysh të bëjnë shqipëtarëtë për të fituarë të holla? Me ç’anë të gjejnë pakë para të flamosura?Pa të shohim vallë. nukë ka ndonj’ udhë për të fituarë të holla, veç memurijetit? Nukë munt. vallë. njeriu të nxjerë para pa bërë zaptie, mylazim. kajmekam a mytesarif? Nukë munt. vallë, njeriu të bëhet’ i pasurë, pa rrjepur botënë e pa pirë gjakn’ e vëllezërët? A nukë munt më mirë njeriu të fitojë të holla me bujqësi, me tregëri, me mjeshtëri (zanat)? Munt të themi që: Shqipëria do të shpëtojë kur të nisinë Shqipëtarëtë të merenë me tregëti, me mjeshtëri e me bujqësi, dhe të heqinë sa të mundinë dorë nga memurijetet.Pa më thoni sa merr një zaptie q’ i pëlcet koka në djell. në shi. në dëborë e në baltë? Sa merr një kajmekam, sa merr një mytesarif? Rrogat që marrin nuk’ u japin as sa për duhan! Me aqë mundime, të merreshin me tregëri. me bujqësi e me mjeshtëri, do të fitonin më tepërë, do të rroninmë të ndershëm dhe, në vent që t’i bënin dëm, do t’i bënin shumë të mira Shqipërisë.
Pa na thoni, këndonjës të dashurë, a kini parë ndonjë njeri që të jetë në bukë të mbretit e të jet’ i pasurë? Jo, jo! Pa më thoni si u-bë i pasurë Averofi nga Meçova, Hirsi, Roshildi, Vanderbildi, dhe kaqë të tjerë që kanë fituarë me milionë lira, me memurijetë të qelburë i kanë fituarë të hollatë, a po me tregëri e duke punuarë me nder?
Bujqësija, domethënë të punuarët dhenë mirë dhe me ment, tregërija dhe mjeshtërija, na kanë për të shpëtuarë; ahere shqipëtarëtë do të bëhenë të pasurë, do të rrojnë si njerës, do të duanë shoku-shokun, se tregërija gjithnjë sjell dashurinë. Duke hequr dorë nga qeverija e duke zënë tregërinë, do të ngrihenë paudhësitë që punon sot parësija, se ahere në vent që ta ketë synë në vjedhje e në rrëmbim, do ta ketë në tregëri e në mjeshtëri.
Adam Srnithi’, i madhi themelonjës i ekonomisë politike, ka thënë: Tregërija dhe injeshtërija kallën dalëngadalë n ‘Ingiltere rregullën në punërat dhe qeverine e mirë; bashkë me këto dhe sigurinë dhe lirin’ e gjindjesë, e cila më parë rronfe në luftë të paprerë në mest të tyre dhe si sklievër nën të fortëtë.
Duke rënë bota pas tregërisë, do të gjejë shpirt vendi ynë; se bujku i varfrë që sot nukë punon me dëshirë, se s’ka ku të shesë drithën q’i tepëron a viçin. a dhentë. Kur të lulëzojë tregërija e të dale jashtë Shqipërisë plaçka. ahere fshatari e di që do-mos-do shitet plaçka dhe zë e punon me zjarr e dëshirë. Ahere bujku lehtë do të gjejë në Shqipëri maqinën q’i duhetë për të punuarë më mirë dhenë. Ahere do të hyjnë e do të dalin mallrat në të katrë anët të Shqipërisë dhe të hollatë do të lëvrijnë nëpër duar, se paraja sa herë të shkojë nga një dorë më një tjatrë, aqë më shumë punë bën. Duke shkuarë, të themi. një lirë një mijë herë, nga një njeri më një tjatrë, ajo lirë bën punën e zë vendin e një mijë lirave.
Andaj, pra bejlerët e Shqipërisë sa të dërgojnë djemt’ e tyre të mësojnë në shkollat për të dalë memurë, do t’ish shum’ më mirë për vethen’ e tyre e për mëmëdhenë, t’i mësonin për tregëri, bujqësi a mjeshtëri e të vininë të punonin për dritën e për fitimn’ e vendit tonë e të tyren. I madhi Adam Smith, kur kërkon se me ç’anë vjen kamja, gjen se “burimi dhe shkaku i kamjesë është puna”…
Duhet të themi që kamja nuk është me të patur copëra ergjent a flori. Dhe me qenë se floriri a ergjendi (do-me-thënë paratë) na duhenë për të prishurë e për të blerë me to gjërra të nevojshme për të rrojturë mirë, themi se çdo gjë që na bën të shkojmë një jetë të prehurë, është kamje, edhe në mos paçim fare të holla.
Ejani të vemi bashkë te një fshatar; kasolleja është mos më keq, mënt rëzohetë; dera ësht’ e thyerë; era hyn më çdo anë; brenda kasolleja është e pafshirë, e ndyrë; s’ka asnjë fron për të ndenjurë, asnjë mësallë ku të hanë bukë; shtrati për të flejturë është i fëlliqurë dhe napa copë-copë;robat e fëmijërisë janë të lyera dhe të shqepura. Themi që i zot i kësaj kasolleje është fort i varfërë dhe, që të bëhetë pak i pasurë e të rrojë si njeri, i duhenë të holla.
Unë them se, ky njeri bëhet i pasurë edhe pa të holla. Burri i shtëpisë sa të rrijë përtac, le të marrë spatën, të vejë në pyll të bëjë ca dhoga; me këto dhoga të ndërtojë kasollenë, të bëjë ca frone për të ndenjur dhe një mësallë (sofrë) të bardhë; e shoqeja le të shpjerë në lumë të tëra plaçkat e shtëpisë e të fëmijësë e t’i lajë mirë; çupat le të tjerrinme leshn’ e dhënve ca napa. të cilatë t’i shtrojnë a të bëjnë roba; pastaj rreth e rrotull shtëpisë të pastrojnë kopshtin. të qërojnë barërat e egëra, të mbjellin ca lule… Kështu, kur të kthehemi pas ca muajsh do të gjejmë kasollenë të mirë, era s’ka për të fryrë nga vrimatë, një pastërti duketë më çdo anë. mësalla, fronet. napat dhe çdo gjë janë të pastra, kopshti është zbukuruarë. tufë-tufë lulesh japin erë të mirë q’i gëzojnë shpirtin e i ëmbëlsojnë jetënë njeriut. foshnjat janë të pastra si pëllumba. Si u-bë tani shtëpi e fshatarit, themi q’ësht’ i pasurë dhe i gëzuarë.
Për të bërë kështu, fshatarit nuk i duhen as fare të holla: dhogat i bëri në pyll, napat i endi rne leshn’ e dhëniet, i cili kish kaqë kohë që rrinte më një çip. robat u-lanë në përrua: për t’u bërë i pasurë, arriti të përveshin llërët njerëzit e shtëpisë e të punojnë.
Pra Adam Smithi, ka të drejtë kur thotë: Kamja është të punuarët.
Po dëgjoj një nga këndonjësit që thotë: “Janë të vërteta këto fjalë, po ç’t’i bësh qeverisë që s’na le të lirë, që s’na bën rrugë, që na rrjep e s’na le asnjë grosh, dhe veç që s’na bën asnjë të mirë, po na le në duart të hajdutëvet”.
Po dhe faj i këtyreve te ne është, se në vënt që të lidhemi gjithë në një brez e t’ja mbledliim rripat qeverisë, ne bëhemi një me të dhe i ndihim të shtypnjë vendin dhe vëllezërit dhe vehtenë tonë, duke shpresuar të marrim ndonjë copë teneqe a ndonjë memurijet; në vënt që të kërkojmë fitimnë tonë n’udhë të drejtë, arratisemi dhe dëmtojmë vehtenë tonë e gjithë gjindjen…Shqipërisë, – shpëtimi dhe fatbardhësija i ka për t’i ardhurë duke zënë njerësit tregërinë, mjeshtërinë dhe të heqin dorë nga dashurija që kanë te buka me helm e qeverisë.
Mbani në ment fjalët e Adam Smitit: “Tregërija dhe mjeshtërija e ndritoi Ingliterenë.”
Lumo Skëndo
*Nxjerë nga “Kalendari Kumbiar” i vitit 1900.

Related

Top Lajm 458011928919642813

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item