Miliarda për nëndetëset: Franca zhyt Gjermaninë e Japoninë

Kjo do ishte një nga marrëveshjet më të mëdha në fushën e armatimit. Por gjigandët gjermanë të ThyssenKrupp nuk arritën të fitojnë n...


Kjo do ishte një nga marrëveshjet më të mëdha në fushën e armatimit.
Por gjigandët gjermanë të ThyssenKrupp nuk arritën të fitojnë një kontratë miliardash për të prodhuar 12 nëndetëse për Australinë.
Qeveria australiane bëri të ditur se kontratën e ka fituar kompania shtetërore franceze, DCNS.
Gjermanët e shohin si një shuplakë të fortë për kompaninë e fuqishme ThyssenKrupp.
Kontrata ishte 35 miliardë euro dhe do ishte një prej kontratave më të mëdha për gjigandët e ThyssenKrupp.
Reuters raporton se kjo është një goditje edhe për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili po bën përpjekje për të përmirësuar kapacitetet eksportuese në fushën e mbrojtjes.
Në garë ishin edhe Mitsubishi Heavy Industries dhe Kawasaki Heavy Industries.
Por mungesa e eksperiencës i pozicionoi në vendet e fundit.
Ndërtimi i këtyre nëndetëseve ishte kthyer në çështje të nxehtë politike në Australi.
Kryeministri i këtij vendi, Malcolm Turnbull tha se nëndetëset do ndërtohen në Australi, duke krijuar mijëra vende pune.
Kompania franceze DCNS i ka rrënjët që në vitin 1624.
Ajo do ndërtojë një version dizel-elektrik të nëndetëseve bërthamore Barracuda.
Australia do të shpenzojë 134 miliardë euro për mbrojtjen deri në vitin 2025.

Related

Top Lajm 8211482380705704704

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item