Merkel mbërrin në Turqi, takon emigrantët në kufirin turko-sirian

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Turqi ku takimi i parë në axhendën e saj i ishte rezervuar refugjatëve. Pasi u prit...


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Turqi ku takimi i parë në axhendën e saj i ishte rezervuar refugjatëve. Pasi u prit në aeroport nga kryeministri Ahmet Davutoglu, Merkel iu drejtua menjëherë qytetit jugor të Gaziantep, afër kufirit me Sirinë.

Delegacioni që ndodhet në Turqi është i përbërë nga Merkel, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe zv.presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans.

Ai ka për qëllim inspektimin e kushteve të jetesës për rreth 5 mijë emigrantë, të cilët janë të strehuar në kampin Nizip. Po ashtu, delegacioni pritet të hedhë dritë mbi pikëpyetjet që shoqëron ligjshmëria e marrëveshjes për refugjatët BE-Turqi.

Grupet për të drejtat e njeriut pretendojnë se Turqia nuk është një vend i sigurtë për të kthyer emigrantër. Nga ana e saj, Ankaraja i mohon akuzat dhe paralajmëron se marrëveshja mund të dështojë nëse premtimet e BE për ndihmën financiare prej 6.8 miliardë eurosh dhe për liberlizimin e vizave, nuk do të plotësohen.

Merkel po përballet me një trysni në rritje në Gjermani për politikat e emigracionit. Por ajo vazhdon të mbrojë ujdinë me Turqinë, pavarësisht kundërshtive nga disa partnerë europianë.

Skema që parashikon kthimin mbrapsht në Turqi të emigrantëve që nuk aplikojnë apo nuk i plotesojnë kushtet për azil, duket se po funksionon. Numri i të ardhurve është reduktuar nga 56 mijë që ishte në muajin shkurt, në rreth 7800 përgjatë 30 ditëve të fundit.


Related

Top Lajm 2156666895648732951

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item