Kuzhina politike: Thomas Jefferson, presidenti që revolucionarizoi kuzhinën amerikane

Kuzhina politike:   Thomas Jefferson, presidenti që revolucionarizoi kuzhinën amerikane Presidentin e tretë dhe njërin prej etërve th...


Kuzhina politike: Thomas Jefferson, presidenti që revolucionarizoi kuzhinën amerikane
Presidentin e tretë dhe njërin prej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Thomas Jefferson nuk e quajnë më kot ngandonjëherë njeriun e vërtetë të epokës së Rilindjes, megjithëse ai dhe pat jetuar në kohë tjetër. Ai kombinonte në vetvete talente të ndryshme – atë të politikanit, diplomatit, shkencëtarit, udhëtarit, fermerit, koleksionistit, shpikësit. Përveç kësaj ai ishte edhe qefli i madh të ngrënash. Pëlqente jashtë mase kuzhinën amerikane, por pavarësisht nga kjo shfaqte interes të gjallë edhe ndaj arritjeve të artit gastronomik të vendeve të tjera.
thomas-jefferson-s-monticelloGjatë kohës së qëndrimit të vet disavjeçar si ambasador i SHBA në Francë Thomas Jefferson studioi me skrupolozitet të madh kuzhinën franceze. Por edhe perimet e freskëta ai i preferonte jashtë mase. Atij i pëlqenin ullinjtë, fiqtë, manat, ananaset. Në Monticello, në çifligun e Jeffersonit, mbilleshin shumë perimeve, barishte dhe erëza që përdoreshin të freskëta në tavolinë. Thomas Jefferson ishte gjithashtu edhe entuziast i kultivimit të frutave të ndryshme, të reja për Amerikën. Ai mbolli jo pak rrënjë dardhash në çifligun e vet në Virginia. Më e preferuara për Jeffersonin ishte dardha “beurre”, e cila e përkthyer nga frëngjishtja do të thotë “si gjalpë (vajore)”. Kultivonte me kënaqësi të madhe ai edhe pjeshkët. Mbillte shalqinj, që u sollën në Botën e Re pas zbulimit të saj nga europianët.
Ndër produktet më të preferuara të Thomas Jeffersonit ishin edhe prodhimet e detit (fruta deti) – karavidhet, guaskat e detit. Vdiste ai për ëmbëlsirat franceze, sufletë, byreçkat e lehta me petë të holla.
Pije të zakonshme në tavolinën e Jeffersonit ishin mushti, vera e mollës, pija prej malt-i. Ndërsa vera e preferuar e Presidentit ishte Madeira. Po ashtu si dhe shumë udhëtarë të tjerë, pasi kthehej në shtëpi, Thomas Jeffersonin e merrte malli për gatimet e provuara në viset e huaja. Ai mbante shënim recetat e atyre gjellëve që i pëlqenin më shumë, me qëllim që të kishte mundësi ti servirte në tavolinën e shtëpisë së vet në atdhe. Midis ëmbëlsirave më me popullaritet ishte akullorja me vanilje, receta e përgatitjes të së cilës ishte shënuar me dorën e vetë Jeffersonit.


Shumë risi të bëra njëherë e një kohë nga Thomas Jefferson vazhdojnë të mbeten deri tani pjesë përbërëse tradicionale e kuzhinës amerikane. Shërbëtorit të vet, i cili kthehej më vonë nga Europa në Amerikë, Jefferson i jepte udhëzime që të sillte me vete sa më shumë makarona, Parmigiano (lloj dhjathi), fiq Marseille, rrush të thatë, bajame, uthull, vaj ulliri, mustardë, anchois (një lloj serdeleje). Në Holandë Jefferson provoi për herë të parë vaferin e atjeshëm dhe pas kësaj bleu menjëherë pajisjen e përgatitjes së tij (waffle-iron). Një varietet çaji në Amsterdam i erdhi kaq shumë për mide amerikanit saqë ai e bleu atë për ta marrë me vete në atdhe.
Ngjallte interes të madh tek ai edhe kuzhina italiane. Për shembull, ai mbante shënim detajet e përgatitjes së gjalpit, dhjathit Parmigiano dhe pastës (makaronave). Por adhurimi që provonte për kuzhinën franceze nuk e ftohu dot në zemrën e tij dashurinë për gatimet amerikane – të tilla si patatja e ëmbël (sweet potato), vezët e pjekura të merlucit, proshuta e Virginia-s, bizelet e njoma, misri i ëmbël i Virginia-s.

Related

Top Lajm 4127678423796493910

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item