Kthesa historike: David Cameron nuk është më miku më i mirë i SHBA-ve!

Nga Marcello Foa* Çfarë ka ndodhur me David Cameron? Ose më saktë: përse marrëdhëniet e tij me SHBA janë prishur? Kjo kthesë është...

Nga Marcello Foa*

Çfarë ka ndodhur me David Cameron? Ose më saktë: përse marrëdhëniet e tij me SHBA janë prishur?
Kjo kthesë është e papritur por shumë pak media e kanë evidentuar. Sinjali i parë për prishjen e marrëdhënieve mes Londrës dhe Uashingtonit doli një muaj më parë, në 11 mars, kur Obama akuzoi Cameronin dhe Sarkozyn si përgjegjës për atë që ndodhi në Libi.
“Amerika sot është në kaos për shkak të paaftësisë së Londrës dhe Parisit në trajtimin e çështjes Gheddafi dhe asaj që erdhi më pas”, deklaroi presidenti amerikan në një intervistë për Atlantic Magazine.
Përveç faktit që sulmi ishte jo dhe aq elegant duke parë precedentët në Irak dhe Afganista, e çuditshme tingëlloi kritika jo për Sarkozy që nuk është më në pushtet, por për Cameron që gjithmonë ka qenë aleati numër 1 i Amerikës.
Një goditje e ulët, e papritur, që për 24 orë bëri sensacion në gjithë botën, por u harrua menjëherë. Intervista të tilla të krerëve të shteteve janë të planifikuara deri në detaje dhe natyrisht që lënë të nënkuptosh se ka probleme më serioze mes dy vendeve.
Disa javë më vonë shpërtheu skandali i Panama Papers. Një skandal aspak rastësor për shkak të modalitetit tejet të sofistifkuar dhe shënjestrimin e saktë të kundërshtarëve. Më i keqi i të këqinjve doli si gjithmonë Putin, por një tjetër emër me peshë ishte ai i Cameron, me efekte shkatërrimtarë në reputacionin e tij, madje britanikët për ditë me radhë kërkuan dorëheqjen e tij. Është dyshimi i një krize të thellë mes dy aleatëve më të mëdhenj në botë, një lfutë diplomatike e padeklaruar, por që të dyja palët e ndjejnë dhe përjetojnë.
Ndoshta nuk do ta dimë kurrë kush ka qenë objektivi i vërtetë i skandalit Panama Papers dhe kush ishte “burimi” që shpërndau informacionet, por një nuhatje se kush mund të ketë qenë, të gjithë e kanë. Vetëm një shtet i fuqishëm si Amerika ka fuqinë të futët duart kudo dhe të krijojë skenare të tilla.
“Rastësisht”, Amerika rezulton si fitimtari i madh në skandalin e Panama Papers pasi asnjë figurë e lartë amerikane nuk u përshi në të.
Kjo për faktin e thjeshtë se Panamaja është një protektorat i Uashingtonit dhe nuk përdoret si off-shore nga amerikanët.
Amerika që jep leksione morale në fakt është e vetmja parajsë fiskale e mbetur në botë.
Por përse u kapën me Cameron? Është e mundur që ai po paguan afrimin e Londrës me Kinën, një rival i përjetshëm i Amerikës. Tetorin e shkuar presidenti kinez Xi Jinping pasi takoi Cameronin përshëndeti publikisht “zgjedhjen vizionare të Britanisë së Madhe për t’u bërë miku më i ngushtë perëndimor i Kinës”.
Një afrim mes këtyre dy vendeve që nuk i ka pëlqyer aspak Shtëpisë së Bardhë.
Një tjetër pikë që mund të ketë ftohur marrëdhëniet e Cameron me Obama është referendumi për Brexit.
Cameron u kushtoi më shumë vëmendje dëshirave të brendshme të popullit britanik se sa këshillave të Uashingtonit.
Por sulmet e Cameron nga amerikanët mund të bëjnë të mundur forcimin e euroskeptikëve dhe të bëjnë të realizueshëm skenarin të cilit i druhen të gjithë: Shkrirjen e Bashkimit Europian.
Se cilat janë arsyet e sulmit amerikan ndaj Cameron, ende nuk dihet por thjesht mund të hamendësohet.
Por fakt ngelet që Cameron nuk është më miku më i mirë i Uashingtonit. Dhe nuk është një kthesë e parëndësishme./ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA
*Politolog italian

Related

Shtypi i huaj 33378083155806190

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item