Kompleks

  nga Majlinda BUSHJA Kompleksiteti në shoqëri është si një “dorë e fshehtë” që tërheq pas, e që  shformon atë me kalimin e koh...

 nga Majlinda BUSHJA




Kompleksiteti në shoqëri është si një “dorë e fshehtë” që tërheq pas, e që  shformon atë me kalimin e kohës deri në atë masë, sa ajo fillon të ngrejë pikëpyeje për formën e papranueshme që e shoqëron. Pasi një shoqëri e kompleksuar e ka më të vështirë rrugën e saj drejt zhvillimit dhe barazitizmin me shoqëritë e tjera. Veçimi, apo mospranimi e lë pezull atë në synimet e veta, synime që kanë një lidhje varësie e ndikohen prej tyre, për të gjetur terren e zbatueshmëri në limite të kënaqshme. Në kërkim të zgjidhjeve të pranueshme jo vetëm brenda, por edhe jashtë saj shoqëria kërkon miratim nga ata që e rrethojnë pasi të qenit i pranusheshëm është si nevojë e bashkë ekzistecës  me shoqëritë e tjera që kërkojnë pranë tyre gati-gati të njëjtat nivele. Çka bën që shoqëria të përpiqet me të gjitha format maksimalisht për të dal nga gjendja, duke e sfumuar kompleksitetin e saj që është i krijuar nga disa faktorë.
Kompleksiteti i shoqërisë fillon e bëhet më i dukshëm kur sheh një diferencë të thellë numerike krahasuar me shoqëritë e tjera. Të qenit në anën e pakicës e bën më të dobët psikologjikisht dhe vetvetiu më të bindur përballë tjerëve. Duke imituar dhe duke shkuar në anën e shumicës, e shoqërive që janë të shumtë numerikisht, pasi shumica mendohet të ketë më shumë të drejtë. Merr vendime, miraton vendime dhe  si e tillë ka gjasa të përparojë më shpejt, duke e lënë pakicën nën hijen e saj. Pakica është e prirur ta ndjek pas, pasi dhe e kundërta e vendos përballë ngërçeve të përditshme dhe të vazhdueshme pa zgjidhje. Ajo përpiqet dhe në përpjekjen e saj përjeton kompleksitetin numerik që e ndalon të bëj hapa të mëdhenj përpara, gërshetuar kjo dhe me faktor të tjerë ndikues.
I tillë është faktori territorial, i cili i gërshetuar me të parin e komplekson shoqërinë më shumë. I vendos edhe një gur tjetër shpinës së saj të dobët. E rrudh në zhvillimin e saj duke e detyruar edhe më shumë të ndjek shoqëritë e mëdha. Përpjekja për t’i imituar bëhet domosdoshmëri, meqenëse nuk ka një formë tjetër për të ecur më shpejt e sigurt. Pra, ekziston frika nga dështimet, pasi vetvetiu dështimet sjellin frikë. Shoqëria bën krahasimet dhe në konkluzionet e saj, i duket e arsyeshme që t’i ndjeki pas shoqëritë e vendeve të mëdha. Pesha e vendeve të mëdha është e gjithanshme, dhe si e tillë ajo është nevojë e padiskutueshme, në kohën kur mbrojtja është në plan të parë dhe të qenit i sigurt është domosdoshmëri që koha e kërkon me ngut. Ndaj shoqëria nën kompleksin e vendit të vogël kërkon mbështetje nga aleatë të fuqishëm për të siguruar paprekshmërinë e saj. Megjithatë, ajo e përjeton kompleksitetin e saj çdo ditë, pavarsisht fshehjes së tij nën maskën e krenarisë që përpiqet ta shfaq sa herë i jepet mundësia. Ajo bën përpjekje në këtë luftë të brendshme për të qenë e bindur, por jo e përulur përballë aleatëve të vet.  Bën rolin e “të madhit” sa herë i jepet rasti për të treguar në këtë formë vlerat e vendit të saj. Fsheh kompleksitetin, por e përjeton me një dramacitet të brendshëm, të cilin përpiqet mos ta shfaq aq më tepër kur faktori i tij është i shumfishtë.
Nëse me dy faktorët e mësipërm bashkohet edhe ai ekonomik kompleksiteti bëhet edhe më i fortë. Çdo shoqëri e varfër ekonomikisht e ndjen erën e përbuzjes çdo ditë atje ku ndodhet me keqardhjen e më të dobtit. Refuzon të quhet e tillë dhe përpiqet të dalë nga kjo gjendje, por pa i shpëtuar imitimit. Ai bëhet pjesë për të ndryshuar gjendjen dhe për t’iu bashkuar anës pozitive të shoqërive, të cilat kanë ecur përpara. Shoqëria ndjek hap pas hapi shoqëritë e zhvilluara, pavarsisht se i duhet kohë e gjatë të arrijë të njëjtat nivele. Përpjekja e saj është e vazhdueshme dhe e pandalshme me gjithë lodhjen për të arritur barazinë. Veçandërisht, kalimi nga një sistem në tjetrin me synimin ndryshimin e gjendjes kërkon kohën që çdo përshtatje kërkon. E gjithë energjia fokusohet te ndryshimi rrënjësor, por ai shpesh pengohet nga kompleksiteti i varfërisë që e ndjek shoqërinë për një kohë të gjatë. Arritja e disa standarteve kërkon durim në limite të mëdha, pasi ecën përmes disa hallkave që çdo shoqëri e zhvilluar ka kaluar, dhe si i tillë është një kapërxhim i vështirë. Individi brenda saj zien për gjetjen e vetvetes, e vendit që i takon në këtë transformim, e që ndoshta më parë as e dinte se cili vend i përkiste. Ai njohu botën ndryshe në të tjera rrethana, dimensione, bashkë me të tjerë individ në shoqëri. Ai kuptojë dhe bëri diferencën me shoqëritë e tjera, duke përjetuar në të njëjtën kohë kompleksitetin e shoqërisë së varfër në të cilën ekzistonte. Ndjesinë e më të dobtit, kur ai kupton se është më i dobti, pasi ka njohur të tjerët.Ai analizon dhe bën diferencën. Kështu, në të tilla kushte ngjizet kompleksiteti që e shoqëron për një kohë të gjatë atë si individ dhe shoqërinë, deri në ndryshimin e pranueshëm të gjendjes.

Çdo shoqëri e kompleksuar nga të tillë faktorë do kohë të çlirohet. Ajo do kohën e mjaftueshme të njohjes, arsyetimit dhe nxjerrjes së konkluzioneve. Pa një lëvizje të tillë ecën me ritme të ngadalta, krijon rrëmujë dhe s’gjen vetveten. Një situatë të tillë kompleksive e ka kaluar për vite me radhë shoqëria jonë, e cila është përpjekur të dal nga gjendja, por çdo pengesë në vrapin e saj ia ka faturuar faktorëve të mësipërm. 

Related

Opinione 5730142683904367172

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item