Këshillat: 20 sjellje që ju bëjnë të paharrueshme për një mashkull në shtrat

Strategji të thjeshta që i shtyjnë femrat të marrin iniciativën Çdo njëri ka performancën e tij seksuale dhe është i veçantë. Askush...

Strategji të thjeshta që i shtyjnë femrat të marrin iniciativën

Çdo njëri ka performancën e tij seksuale dhe është i veçantë. Askush nuk sillet në të njëjtën mënyrë gjithmonë në shtrat, por mund të përmirësojë sjelljen e tij seksuale, maturohet më tepër, etj.
Edhe pse sot informacioni mbi mënyrat e të sjellurit në shtrat, komunikimi në çift, sjellja seksuale, etj. mund të gjendet në çdo gazetë, revistë, internet, etj. secili ka krijuar aftësitë e veta në këtë fushë. Por meqenëse femrat janë ato të cilat ngurojnë më tepër për të marrë iniciativën dhe për të shprehur atë që duan, ju vijnë në ndihmë disa detaje që i bëjnë të ndihen më të zonjat. Një mashkull duhet përkëdhelur dhe prekur para se ta çosh në rrugën e parajsës. Ja disa këshilla për femrat që e bëjnë një mashkull të mos ju harrojë kurrë.
Prano trupin tënd
Të gjitha kemi komplekse të vogla e të mëdha, po pse duhet të flasim vazhdimisht rreth tyre? Ai nuk është mikja jote më e mirë e as psikologja. Në një situatë si kjo, roli i tij nuk është të të ngushëllojë. Ti je në krahët e tij.
Kjo do të thotë që të pëlqen. Prandaj mos u anko, dhe ndjehu e qetë për paraqitjen tënde. Sa më shumë të ndihesh rehat aq më shumë do përfitosh. Që të dy.
Eksitoje
Për të rritur dëshirën, ja misioni yt. Po kujdes, nuk bëhet fjalë thjesht për të ndezur epshin. Atë mund ta bëjnë të gjitha: një dekolte e theksuar, një vështrim, një pozicion eksitus. Bëhet fjalë për një punë graduale të ngadaltë ngacmuese, një ftesë për kënaqësi që, do ta bëjë të humbasë mendjen.
Që nga çasti kur dëshira shfaqet në atë që gjestet e tua tregojnë një dëshirë të fortë. Mëso t’i bësh gjërat me qetësi e mos harro që pritja ngacmon ndjenjat. Mos iu dorëzo tundimit që natën e parë, por tregoji se je e interesuar. Ndize fitilin, por mos shpërthe shpejt. Kjo është një strategji e vërtetë. Do t’i dhurosh një eksitim të këndshëm. Zgjidh ti kur t’i afrohesh shtratit e t’i japësh fund vuajtjeve të tij.
Lëre të të shohë
Tek meshkujt dëshira kalon nëpërmjet syve. Pse atëherë t’ia heqësh këtë kënaqësi? Mos e shuaj dritën e lëre të të shohë.
Zgjidh pozicione eksituese: harko shpinën, shtrëngo gjoksin mes krahëve. Mos i mbyll sytë: shijoje dhe ti spektaklin! Shikimet janë një nxitje i vërtetë!
Studio gjeografinë e tij erotike
Si te femrat, në trupin e meshkujve ka zona të shumta erogjene. Është e rëndësishme t’i njohësh, për t’i eksploruar më mirë.
Ka shumë mënyra për të “ngrohur” atmosferën: puthja, përkëdhelja, kafshimi, thithja, lëpirja, gudulisja. Në gjithë trupin ka zona erogjene. Buzët, qafa, pjesa e brendshme të kofshëve, organet gjenitale e, për disa meshkuj, veshët, janë fillesa të kënaqësisë. Në penis janë përqendruar mijëra receptorë të kënaqësisë. Disa zona mund të shquhen në penis. Ngacmimi në anus apo testikuj, për disa është i padurueshëm, për disa dhuron një kënaqësi të vërtetë. Përkëdhelja me gishta i membranës së zonës ndërmjet anusit dhe penisit shpërthen orgazmën. Te meshkujt, pika e famshme G është midis uretrës e prostatës, në murin e brendshëm, atë që ndan trupin e penisit nga anusi. Pra nuk është e lehtë që të arrihet, por me pak stërvitje dhe lubrifikant, çdo gjë është e mundur.
Shprehu me zë
Gjithçka qëndron në të shprehurit e dëshirave dhe asaj që të jep kënaqësi.
Zërat e ngacmojnë partnerin. Më të ndrojturat, të mbështeten te frymëmarrjet e te indikacione të thjeshta, pasi përbëjnë një hap të rëndësishëm.
Më të guximshmet do të nxjerrin klithma e do të jenë më të drejtpërdrejta. Duke u përfshirë, do të humbasësh ndrojtjet e do të përfitoni të dy. Partneri i inkurajuar e i gëzuar nga sjellja jote, do tregohet më entuziast e i kuptueshëm. Fjalët e partneres, edhe të ashprat, janë eksituese për një burrë.
Duhet që ai të ndihet rehat
Ndryshe nga dukja, meshkujt dyshojnë shpesh te maskiliteti i tyre e mund të ndihen lehtë të pavlerë. Duhet t’i bësh të ndihen të sigurt. Tregoji që asnjë mashkull tjetër nuk të eksiton sa ai. Bëji komplimente për mënyrën si të përkëdhel dhe shprehe admirimin për disa pjesë të trupit të tij. Nuk do mundet të rrijë pa një grua që e vë në piedestal! Një sjellje shumë agresive dhe e drejtpërdrejtë mundet ta trembë, por edhe t’i përshpejtojë gjërat në atë pikë që t’ju lërë të frustruar. Mëso ta prekësh sensualisht.
Mos i vër duart direkt te gjenitalet. Edhe burrat e vlerësojnë afrimin delikat. Përkëdheli kofshët, rrëshqite dorën në zverk. Ta bësh të ndihet i sigurt nuk do të thotë ta trajtosh si fëmijë.
Fantazo
Pothuajse çdo njeri ka fantazi ose në formë imazhesh kalimtare, ose historish shumë të detajuara, sidomos femrat. Ato shprehin atë çka gjendet thellë në ndërgjegjen e njeriut, pjesë të së cilës duhen eksploruar dhe njohur. Mendimet dhe imazhet që mbarten në mendje mund të provokojnë reagime të forta fizike.
Disa studiues seksologë pranojnë se truri është organi më i rëndësishëm që jep kënaqësi seksuale dhe disa gra kanë pranuar se ato mund të arrijnë në orgazëm vetëm duke fantazuar. Në fantazi mund të jesh gjithçka që imagjinon. Por provo që fantazitë e tua t’ia transmetosh partnerit, që ai të realizojë atë çka ti dëshiron.

Related

Erotikë 538445219540758427

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item