Këngëtarja shqiptare, gjobë 300 mijë euro të dashurit biznesmen

Një këngëtare shqiptare është dënuar me dy vjet e katër muaj burg nga ana e Gjykatës së Padovës, pasi i kishte vendosur një gjobë prej...


Një këngëtare shqiptare është dënuar me dy vjet e katër muaj burg nga ana e Gjykatës së Padovës, pasi i kishte vendosur një gjobë prej 300 mijë euro të dashurit të saj biznesmen.
E dënuara është Mirela Qato, 48 vjeç.
Sipas vendimit të gjykatës, ajo kishte arritur t’i merrte të dashurit të saj 300 mijë euro me anë të shantazhit.
Ajo i kishte thënë atij se ishte detyruar të bënte një abort, i cili më pas i kishte shkaktuar dëme psikologjike, duke e çuar në depresion.
Për këtë arsye dhe me kërcënimin se do i tregonte bashkëshortes së tij, Qato i kërkoi 300 mijë euro.
Mediat italiane shkruajnë se hHistoria mes Mirelës dhe biznesmenit italian, Gazzo Padovano, 18 vjet më i madh në moshë se ajo, kishte nisur në vitin 2014.
Ata ishin njohur falë një njoftimi për lidhje, të publikuar në gazetën “Occhio”.
Pasi janë takuar, Padovano shkonte dhe e merrte çdo natë Qaton në lokalin ku punonte.
Marrëdhënia e tyre ka vijuar deri në verën e vitit 2015.
Në këtë kohë raportet mes tyre kanë marrë një drejtim tjetër.
Mirela i ka kërkuar të dashurit të ndahej nga gruaja dhe të jetonte vetëm me të.
Por pasi kërkesa e saj nuk është plotësuar, ajo është hakmarrë me sajesën, që i ka kushtuar burrit 300 mijë euro.

Related

Kronika 5826337128645664762

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item