Ish-ushtari britanik i UÇK-së: Si ma dogjën të gjallë gruan dhe foshnjën serbët që i ftova në dasmë

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, në luftën e Koshares, John Harrison, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si serbët i kanë dje...


Ish-ushtari britanik i UÇK-së, në luftën e Koshares, John Harrison, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si serbët i kanë djegur gruan, e cila ishte 7 muajsh shtatzënë, si edhe dhe vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit dhe gjyshen.
“Katër serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit të më vrisnin familjen, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë.
Ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen”, ka shkruar ai.
POSTIMI
Në Karlovac, apo si të thuash menjëherë jashtë fshatit, shumë afër me frontin e luftës, unë u dashurova në një vajzë të re të quajtur Katerina , ishte viti 1994.
Ne u takuam në një klub nateje ku unë isha rojtar. Ne vazhduam bashkë dhe 6 muaj pasi u takuam u martuam….Ne jetuam ne Karlovac dhe me prindërit e saj qëndruam në shtëpi afër frontit….Sido të jetë, ishte korriku i vitit 1995 koha kur po zhvillohej OLUJA(emri i aksionit ushtarak kroat kundër rebelëve serb në të ashtuquajturën Kraina sipas serbëve, me qendër Kninin) e cila ishte beteja më kryesore dhe më e madhe për territoret kroate dhe, ju mund të imagjinoni se unë asokohe gjendesha në vlugun e luftimeve….në fakt unë isha dërguar aty 4 javë para operacionit të madh, për të shpartalluar armikun duke i marrë epërsinë në zonat e caktuara.
4 serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit te vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen.
Ata çanë barkun e Katerinës dhe e gozhduan fëmiun tim në derë poashtu. Dogjën shtëpinë rreth tyre. Derisa ne jetonim në distancë, askush nuk e kishte parë por, unë i kisha vendosur kamerë, për sigurinë e saj dhe të veturës, regjistruesi ishte në podrum të shtëpisë pra i shpëtuar nga zjarri. Unë u ktheva në shtëpi pas 19 ditësh dhe i gjeta. Mund të imagjinoni sesi më shkatërroi të tërin. Brigada ime -Brigada e Parë e Gardave- më ka zmbrapsur, e ka raportuar ngjarjen në rrjetin e organizimit më të lartë, mua më kanë tërhequr zvarrë, e kanë pastruar vendin me kujdesin më të madh.
Pastaj ata e kanë mbyllur të gjithë zonën, më pas e kanë gjetur regjistruesin dhe i kanë kapur serbët. Brigada ime i ka lidhur ata në pajtueshmëri me ligjin ushtarak në vend dhe, i ka varur. Muaj më vonë unë fillova të kërkoj mbi “zingjirin e vrasësve”, zingjir ky i njerëzve të përfshirë në zbatimin e aksionit….
Unë i gjeta. 29 persona, të cilët ishin përfshirë në planifikimin, zbatimin dhe logjistikën e operacionit. Pas luftës, në vitin 1995, më saktësisht në vitin 1996, unë e kisha angazhuar një grup të përzgjedhur nga unë për ti eliminuar të gjithë të përfshirët. Nën miratimin e autoritetit më të lartë kroat, ne e bëmë këtë. I fundit prej tyre “përjetoi aksident me veturë” në vitin 2006 në Serbska Bosanska Krajenska. Ai ishte jeta e fundit që kisha marrë. Ishte i fundit prej zingjirit të vrasësve. Unë në shpirt tani jam i lirë. FLM my dear lost heart and my matching soul Lelja

Related

Top Lajm 5643555547852143436

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item