Gjuetia e makinave luksoze në Tiranë, 6 rezultuan të vjedhura

130 automjete luksoze kanë kaluar në ‘sitën’ e policisë së Tiranës deri më tani që prej nisjes së aksionit të kontrollit prej disa dit...


130 automjete luksoze kanë kaluar në ‘sitën’ e policisë së Tiranës deri më tani që prej nisjes së aksionit të kontrollit prej disa ditësh.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se për 6 makina lukzose të markave të njohura dhe vit-prodhimeve të fundit, janë referuar materialet në prokurori si dhe janë bllokuar, pasi dyshohet se ato janë të trafikuara nga vendet e Europës Perëndimore.
Kontrollet e Policisë së Tiranës po ushtrohen kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe do të vijojnë edhe disa ditë të tjera.
Në mbështjete të policisë rrugore janë angazhuar edhe forcat operacionale si dhe reparti Shqiponja pasi në disa raste është hasur rezistencë nga pronarët e automjeteve.
Vetëm pak ditë më parë Policia e Shkodrës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi finalizuan një operacion ku u sekuestruan 19 makina luksi si dhe u arrestuan disa persona, shumica e të cilëve me pas u liruan nga gjykata.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ka dyshime se në vend është rikthyer sërish trafiku i automjeteve të vjedhura për të cilat ka dyshime se vidhen në shtete të ndryshme të Europës dhe më pas pajisen me dokumentacion të dubluar, raporton TCH.
Ndërkohë krahas verifikimit të mjeteve, policia rrugore ka ushtruar kontrolle edhe për drejtuesit, sa i takon përdorimit të alkoolit dhe dokumentacioneve përkatëse.

Related

Kronika 2917767400905553640

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item