Gjobitet me mijëra dollarë gazetari që ka “fyer” Erdoganin

Can Dundar, kryeredaktor i së përditshmes opozitare në Turqi “Cumhuriyet”, është gjobitur me 10,000 dollarë për “fyerje” të presidentit ...


Can Dundar, kryeredaktor i së përditshmes opozitare në Turqi “Cumhuriyet”, është gjobitur me 10,000 dollarë për “fyerje” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Avokati i Dundarit, Blent Utku, ka thënë se rasti kundër gazetarit lidhet me artikujt për një skandal korrupsioni që ka tronditur Qeverinë turke në vitin 2013. Arsyeja e saktë e vendimit që ka marrë gjykata në Stamboll nuk është bërë ende publike. Avokati ka thënë se do ta apelojë vendimin. Dundar ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “nëse zbulimi i së vërtetës është krim, ne do të vazhdojmë ta kryejmë atë”. Dundar po ashtu është në gjyq për gjoja përpjekje për të përmbysur qeverinë. Akuza buron nga raportimi i tij për dërgesat e armëve nga Turqia për grupet rebele në Siri. Dundar dhe i pandehuri tjetër, Erdem Gul, shef i byrosë së gazetës në Ankara, përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Afro 2,000 njerëz janë duke u ndjekur penalisht në Turqi për fyerje të Erdoganit. Kritikët thonë se Erdogani përdor gjykatat për të heshtur zërat kundërshtarë./rel

Related

Botë 2329039887700016259

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item