Gjithë dëmet e përplasjes NATO-Rusi

Nëse do diskutohej çfarë masash mund të merreshin për të evituar sulmet e Brukselit do të ishte një humbje kohe, por nëse kjo gjë do t...


Nëse do diskutohej çfarë masash mund të merreshin për të evituar sulmet e Brukselit do të ishte një humbje kohe, por nëse kjo gjë do të diskutohet për të shmangur sulme të tjerë të mundshme, nuk do flitej më për humbje kohe.
Edhe për ata që nuk e besojnë faktin se SHBA dëshiron të shtyjë Rusinë sa më në lindje për të shmangur një bllok euroaziatik të fuqishëm, duhet të përballen me një realitet kokëfortë: de facto tensionet mes amerikanëve dhe rusëve nuk i sjellin asnjë të mirë Bashkimit Europian, përkundrazi.
Pa folur për dëmet ekonomike dhe bashkëveprimit për zhvillimin, që janë ndërprerë nga sanksionet multilaterale përballë Rusisë.
Por pala ruse ka dhënë dje një lajm që mund të fusë shumë në mendime.
Aleksandër Grushko, i dërguari rus në NATO, deklaroi dje se NATO është pajisur me teknologji që mund të parandalonin sulmet në Bruksel.
Sipas tij ekzistonte një projekt bashkëpunimi antiterrorizëm mes Rusisë dhe NATO-s.
Ky projekt që ishte duke u zhvilluar u braktis nga NATO pasi Rusia aneksoi Krimenë.
Projekti i NATO-a do të bazohej në teknologjie shujmë të sofistikuara që do të mund të dallonin në vende publike bomba të ndryshme.
Teknologjia e avancuar me anë të mikroqelizave që shpërndaheshin në ajër do të mund të gjente bombat, madje edhe vendndodhjen ekzakte.
Në sajtin e NATO-s mund të lexosh edhe tani raportin mbi të tilla eksperimente në kryeqytetet e Europës, dokument që pas sulmit në Bruksel mund të cilësohet si një vetëdenoncim: I kemi mjetet por nuk i përdorëm!
NATO e cila u themelua për të balancuar afërsinë gjeografike të “monstrës sovjetike” ndaj Europës, duket se nuk është në gjendje të zhvillohet dhe të të njohë cilat janë kërcënimet e vërteta.
Në një kontekst global të pasigurisë, një institucion i tillë, me mjete të tilla, duhet të merrej me parandalimin e terrorizmit dhe jo të kthehej gjithmonë në të njëjtat intervale ciklike, tek i njëjti armik.
Programi kishte nisur të zhvillohet në vitin 2010 nga një bashkëpunim mes gjermanëve, francezëve, italianëce dhe rusëve.
Shpenzimet shkonin deri në 4,8 mln euro.
Por me aneksimin e Krimesë në 2014 programi u ndërpre.
Përtej politikës, ky është një vendim skandaloz.
Në vitet e fundit skenari terrorizmit ka njohur një shpërndarje të gjerë dhe masat parandaluese do të bënin shumë punë.
Por përpara jetës njerëzore dhe qindra viktimave që kanë humbur jetën në dy vitet e fundit, NATO vendosi të vërë arsyet politike./ Il Giornale/ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA

Related

Top Lajm 698470201450875763

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item