Gazetarja holandeze arrestohet në Turqi se kritikoi Erdoganin

Një gazetare holandeze është arrestuar sot në Turqi për shkak të kritikave që kishte bërë në drejtim të presidentit turk, Recep Tayyip...


Një gazetare holandeze është arrestuar sot në Turqi për shkak të kritikave që kishte bërë në drejtim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan The Guardian.
“Policia te dera, nuk është shaka”, ka shkruar Ebru Umar në Twitter, një gazetare e njohur për ateizmin dhe feminizmin e saj, e cila ka origjinë turke, transmeton Koha.net.
Umar kishte shkruar një kritikë kundrejt Erdoganit për të përditshmen holandeze Metro, që sipas saj e kanë dërguar drejt arrestimit.
“Nuk jam e lirë, tani jemi duke shkuar në spital për një ekzaminim mjekësor para se të dal përballë prokurorëve”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Ministria e Jashtme e Holandës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me gazetaren, dhe se është duke e përcjellë rastin nga afër.
Gjykimet për fyerje ndaj Erdoganit janë shumëfishuar që kur ishte zgjedhur president në gushtin e vitit 2014, deri më tani rreth 2 mijë raste të tilla janë të hapura.

Related

Top Lajm 7968122328503959121

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item