E vjella e balenës vlen 60 mijë USD dhe përdoret për parfume

Një çift britanikësh ishte duke ecur në plazh dhe gjen diçka që mund të vlejë mijëra dollarë.Sipas “The Guardian”, Gary e Angela Willi...


Një çift britanikësh ishte duke ecur në plazh dhe gjen diçka që mund të vlejë mijëra dollarë.Sipas “The Guardian”, Gary e Angela Williams, ishin duke ecur në plazhin që ndodhet në Lancashire, Midddleton, kur ndjenë një erë të fortë.
Fillimisht menduan se bëhej fjalë për ndonjë peshk të kalbur.“Ndodhej në një vend ku askush nuk shkonte për të shëtitur. Era ishte e qelbur. Është një erë shumë e veçantë, si një përzierje mes kallamarit dhe plehut”, ka shpjeguar Gary Williams. Në fakt e vjella e balenës është një produkt organik, por pavarësisht emrit dhe erës së neveritshme ajo është një përbërës kyç në prodhimin e parfumeve të shtrenjtë si Lanvin dhe Chanel. “Është si një top prej gome. Sipërfaqja e saj është si dylli i një qiriu. Kur dylli preket, të ngel nëpër gishta”, tha burri, duke përshkruar ndjesinë e të prekurit të të vjellës së balenës.
“Nëse vlen një thes me para, do të kemi mundësinë që të blejmë një makinë-shtëpi. Do të ishte një ëndërr e realizuar. Të falënderojmë për dhuratën tënde, balenë misterioze! Urojmë që sistemi yt tretës të jetë më mirë!”, ka vijuar burri. E vjella e balenës që u gjet nga çifti në fjalë, peshon 1.57 kilogram dhe vlerësohet me një çmim prej 60 mijë dollarë.

Related

Kuriozitete 378971535506446121

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item