Dy “Panamatë” dhe zgjidhja për njërën

Nga Eduard Zaloshnja Nga ç’është publikuar deri më sot në mediat botërore rreth dokumenteve të quajtuara “Panama papers” – dokumente...

Nga Eduard Zaloshnja

Nga ç’është publikuar deri më sot në mediat botërore rreth dokumenteve të quajtuara “Panama papers” – dokumente sekrete të një studioje ligjore në Panama, e cila ndihmon njerëz nga gjithë bota të themelojnë firma anonime në parajsat fiskale – mund të bëhet pak a shumë një klasifikim i parave që janë fshehur nëpërmjet skemave panameze në dy grupe: paratë nga vendet e zhvilluara, që i kanë shpëtuar taksave, dhe paratë nga vendet në zhvillim, që janë fituar në mënyrë të paligjshme (nëpërmjet korrupsionit, krimit, thyerjes së sanksioneve ndërkombëtare etj.).
Në grupin e dytë, kanë dalë emrat e mikut të ngushtë të Putinit, të mikut “të panjohur” të PD-së së Berishës, të familjarëve të presidentit kinez, të Diverolit të Gërdecit, të të afërmëve të Asadit të Sirisë etj. Dhe mund të dalin edhe mijra të tjerë të tillë, sepse janë 11 milion dosje që po hulumtohen nga një rrjet prej mijra gazetarësh investigativë në të gjithë botën. Por në këtë shkrim, do të përqëndrohem tek paratë që shkojnë në parajsat fiskale për t’i shpëtuar taksave.
Në Europë, shkalla sipërore e taksës progresive mbi të ardhurat personale është rreth 60%. Imagjinojeni veten në vendin e Uli Hënesit, një figurë e gjithërespektuar e futbollit dhe e biznesit sportiv në Gjermani, i cili për çdo 1 milion euro që rrezikonte në bursë nga paratë që kishte fituar me djersë gjithë jetën, mund të fitonte 1 milion, por edhe mund t’i humbiste të gjitha. Në rast se fitonte 1 milion, duhej t’i paguante shteti gjerman pothuaj 600 mijë euro. Në rast se humbiste 1 milion, e pësonte vetëm ai. Dhe në këto kushte, ai krijoi një llogari të fshehtë në Zvicër (që atëherë ishte një parajsë fiskale), dhe fitimet që realizoi duke marrë përsipër një rrezik të madh, i mbajti për vete. Kur u zbulua, e pagoi këtë shkelje duke i dhënë shtetit gjerman 30 milion euro për taksat e prapambetura dhe duke shkuar në burg për mëse dy vjet.
Por Uli Hënes nuk duhej të detyrohej nga sistemi fiskal të bënte atë që bëri…
Gjatë qeverisjes së Reganit në SHBA, shkalla sipërore e taksës progresive mbi të ardhurat personale ishte vetëm 28%, e jo 60%, sa në Europë. Më vonë u rrit në 31%, e tani ka arritur në 36%. Dhe me rritjen graduale të shkallës sipërore të taksës progresive mbi të ardhurat përsonale, është rritur edhe evazioni fiskal në SHBA – nga 7% në kohën e Reganit, në 13% tani. Dhe evazioni mund të rritet edhe më tej, nëse bën vaki t’i fitojë zgjedhjet presidenciale Berni Sanders, i cili i ka si model të tij vendet europiane me shkallë sipërore të taksës progresive në kufijtë 60%.
Duke u rikthyer në Shqipëri, problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar (të cilat përdorin parajsat fiskale dhe dysheqet shqiptare për të fshehur paratë ilegale) janë një kapitull i gjatë më vete. Por çështja e evazionit fiskal është një problem masiv – si për Uli Hënesat e Shqipërisë, edhe për dyqanxhijtë e vegjël. Prandaj duhet menduar sa s’është vonë për një sistem fiskal që nuk e nxit evazionin fiskal.
Një sistem të tillë e kam sugjeruar para disa muajve në këtë shkrim tek respublica.al:http://www.respublica.al/2016/01/19/nj%C3%AB-propozim-fiskal-m%C3%AB-i-shesht%C3%AB-se-i-bash%C3%ABs

Related

Opinione 1591381033834899610

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item