Durrës, arrestohen 9 vajza, pjesë e një rrjeti prostitucioni

Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj. Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë n...


Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj. Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit.

Gjatë operacionit policor, janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.

Këta persona janë ndaluar, si të dyshuar për veprën penale të ”Mbajtjes se Lokaleve per Prostitucion”, ”Shfrytëzimit te Prostitucionit”  dhe ”Prostitucion”.

Hetimet e Prokurorisë

Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S.

Në ambientet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D), ta cilat, pasi sigurojnë klientët në ambjente të ndryshme dhe bien dakort për pagesën, i cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhenieve seksuale. Këto vajza kanë rënë dakort me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakort me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli.

Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhëra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Related

Kronika 9122463102007578449

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item