“Dua të bëj seks me vajzën tënde 15-vjeçare”, burg mamasë dhe partnerit të saj

Bllokon vajzën 15 vjeçe në shtrat, i heq mbathjet dhe lejon partnerin e saj që ta përdhunojë. Është kjo ajo për të cilën akuzohet një ...


Bllokon vajzën 15 vjeçe në shtrat, i heq mbathjet dhe lejon partnerin e saj që ta përdhunojë. Është kjo ajo për të cilën akuzohet një nënë australiane 36-vjeçare.
Gruaja nga Queensland u dënua me shtatë vite burg, pas denoncimit të bërë një vit më parë ndaj saj.
Partneri i kishte thënë një ditë para ditëlindjes së 15 të vajzës së saj, se dëshironte shumë që të bënte seks me vajzën e saj dhe gruaja për ta kënaqur, pranoi duke u bërë bashkëpunëtore në përdhunim.
Ndonëse ndikimi i saj në dhunë nuk është i madh, pozita u rëndua pasi u mësua se e kishte kërcënuar të bijën që të mos tregonte asgjë.
“Nuk ka asnjë diferencë mes atij që e përdhunoi dhe gruas”,- tha gjykatësi, i cili e dënoi edhe abuzuesin me 10 vite burg.

Related

Kronika 4866988317866694824

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item