Do ta mbajë ende sekret SHBA-ja rolin e Arabisë Saudite në atentatet e 11 shtatorit?

Shtëpia e Bardhë po vlerëson nëse ka ardhur koha e duhur për deklasifikimin e 28 faqeve të fundit të raportit të një komisioni të po...


Shtëpia e Bardhë po vlerëson nëse ka ardhur koha e duhur për deklasifikimin e 28 faqeve të fundit të raportit të një komisioni të posaçëm të Kongresit mbi ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001.
Ish-senatori Bob Graham shpjegoi për kanalin CBS News se ku konsiston kapitulli i fundit i raportit të gjerë që një komitet i kryesuar prej tij në 2001 dhe 2002 i dorëzoi administratës së presidentit të atëhershëm George Ë. Bush. Grupi hetoi rrethanat e rrëmbimeve dhe sulmeve terroriste në Pentagon dhe Kullat Binjake. Faktet që publiku deri më tani nuk i njeh kanë të bëjnë me mbështetjen që terroristët kishin nga Arabia Saudite.
Graham dhe senatorja aktuale e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand, besojnë se familjet e viktimave meritojnë të dinë të vërtetën në lidhje me përfshirjen e Riadit në atentatet më vdekjeprurëse të  kryera ndonjëherë kundër civilëve në territorin e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, administrata e Barack Obamas ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, pavarësisht presionit nga Kapitol Hill.
Në 28 faqet e kapitullit sekret profilizohet rrjeti që kreu sulmet e shumëfishta dhe kanalet e financimit të tij, tha Graham. Në veçanti, terroristët morën mbështetjen e qeverisë dhe fondacioneve të bamirësisë. Ata shkuan në Perëndimin pa ndonjë përvojë dhe me një anglishte të dobët, por mundën të qëndronin në qytetin e San Diegos dhe të diplomoheshin në një shkollë aviacioni me ndihmën e agjentit saudit Omar al Bayumi, i cili gjithashtu rekrutonte rezidentë nga Kalifornia për Al Kaedën. Mbështetësit e deklasifikimit besojnë se është e rëndësishme të zbulohen të gjitha detajet para se Barak Obama të vizitojë Riadin, një udhëtim që është parashikuar më 21 prill.

Related

Top Lajm 3794660868746908617

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item