Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?

Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet ndryshimi i Kushtetutës dhe të futet feja në të, është hapur një debat i ...


Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet ndryshimi i Kushtetutës dhe të futet feja në të, është hapur një debat i gjerë në Turqi. Kjo i ka thelluar përçarjet në këtë vend.
“Në ndarjen e shtetit nga feja ndikojnë dy parime”, mendon studiuesja e fesë islame, Kathrin Eith nga Universiteti në Halle/Gjermani. “Feja islame me elementet sunite është përkufizuar si një lloj feje shtetërore dhe Sharia, e drejta e fesë islame, e cila përcakton anët e drejtësisë.”
Drejtori i zyrës së fondacionit Friedrich-Naumann në Stamboll mendon se pas iniciativës së presidentit të Parlamentit turk Ismail Kahraman, qëndron një test politik. “Brenda partisë në pushtet AKP, ekzistojnë forca të cilat synojnë që orientimi islamik të jetë jo vetëm pjesë e partisë, por edhe e gjithë Turqisë”, mendon Hans-Georg Fleck. Por ai mendon se shumica në AKP nuk do ta hapë këtë debat, sepse “tani në rendin e ditës janë tema të tjera me rëndësi”.
Kryetari i Parlamentit Kahraman, në një konferencë në Stamboll, ka kërkuar një reformë kushtetuese: “Ne jemi vend mysliman. Ndaj duhet të kemi një Kushtetutë fetare”. Me këtë deklaratë ai i ka shokuar kemalistët në vend, të cilët duan të kenë një shtet laik. Në preambulën e Kushtetutës thuhet: “Ndjenjat e shenjta fetare nuk lejohet të luajnë asnjë rol në çështjet e shtetit dhe në politikë”. Ky është një prej parimeve të Republikës së krijuar në kohën e Kemal Ataturkut në vitin 1923.
Shteti i ri turk ka zbatuar në mënyrë strikte parimet e shtetit në vitet 1930 dhe 1940. Udhëtimet në Mekë dhe mësimi i fesë në shkolla ishin të ndaluara, sikurse edhe shamia e kokës në vendet publike. Në Turqi ende vlen ndarja strikte e shtetit nga feja dhe ky konsiderohet si një parim i paprekshëm.
Islamizmi në vend të sekularizmit?
Karahman mendon se tani ka ardhur koha për futjen e fesë islame në politikë. Pas fitores së shumicës absolute nga AKP-ja në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në nëntor të vitit të kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe ithtarët e tij kërkojnë reformën e Kushtetutës.
Këto propozime i ka kritikuar ashpër lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu: “Sekularizmi është një parim i paqes”, shkruan kryetari i partisë së qendrës së majtë, CHP, në “Twitter”. “Nuk do të na befasonte sikur ata, që nuk duan paqe, ta shkelin këtë parim.”
Kahraman ka hasur në kritika edhe brenda partisë së tij. Drejtori i Komisionit Kushtetues nga radhët e AKP-së, Mustafa Sentop, tha se sekularizmi duhet të mbetet si parim kryesor. “Kryetari i Parlamentit është i pavarur. Ai po flet në emër të tij dhe jo në emër të partisë.”
Rruga drejt një “Turqie të re”
Një pallat presidencial, më pak alkool, më shumë shami koke në vendet publike – feja islame duket se është kthyer heshturazi në jetën publike në Turqi. Ndërsa tani kërkohet çimentimi i saj në Kushtetutë?
“Shumë zgjedhës të AKP-së janë të mendimit se shteti duhet ta respektojë fenë e qytetarëve të vet”, mendon Hans-Georg Fleck. “Kur Karahman thotë se Turqia ka një popullatë fetare dhe kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kjo me siguri që nuk është gabim. Por kjo nuk do të thotë se duhet të rrënohen bazat e shtetit kemalist.
“Përçarje të thella në shoqëri”
Tendencat e islamizimit ekzistojnë edhe në shoqëri. Ajo që ka filluar ngadalë në vitin 2012, me shfuqizimin gradualisht të ndalimit të shamisë së kokës për studente, deputete dhe avokate, është vazhduar me rregullat më të ashpra për përdorimin e alkoolit dhe cigareve, ndërtimin e xhamive dhe ngritjen e shkollave të Kuranit.
Kathrin Eith mendon se këto zhvillime sjellin shumë rreziqe. Turqia mbase nuk do të bëhet kurrë një republikë islamike si Irani, por kjo mund të thellojë polarizimet në shoqëri: “Unë shoh një thellim të përçarjeve në shoqëri, në pjesët e orientuara ndaj Perëndimit dhe atyre që kërkojnë aplikimin e jetesës sipas tradiatave fetare islame”.
DW

Related

Top Lajm 6630255909475954839

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item