Denoncimi - Prostitucioni virtual në Tiranë, dëshmitë e vajzave që kryejnë veprime perverse

Në Shqipëri funksionojnë edhe kompani që merren me “shfrytëzimin” e vajzave për seks online. Kompanitë janë të jashtëligjshme në vend,...


Në Shqipëri funksionojnë edhe kompani që merren me “shfrytëzimin” e vajzave për seks online. Kompanitë janë të jashtëligjshme në vend, ndërsa e gjithë puna është sfondi erotik që vajzat duhet të luajnë gjatë bisedave të tyre me shtetas të huaj. Studiot janë nëpër apartamente dhe në lagje të ndryshme të Tiranës, duke mos rënë në sy. Pagesat?
Nuk janë fikse. Sa më shumë klientët mbahen në linjë, aq më shumë para fitojnë të punësuarat. Thuhet se në vendin tonë janë rreth 12 kompani të tilla, ndërsa tre prej tyre janë denoncuar nga emisioni Fiks Fare, i cili solli mbrëmjen e sotme rastet në fjalë.
Gjithçka nisi pas denoncimit të banorëve të një pallati pranë ambulancës së specialiteteve në kryeqytet, të cilët i deklaruan emisionit se dëgjonin zhurma të pazakonta dhe se në apartament hynin vetëm vajza. Kushtet e punës? Mjafton një kompjuter i lidhur me internet si dhe të flasësh anglisht.
“Është një lloj chati me klientë të huaj, biseda në anglisht. Në bazë të krediteve që fiton,paguhesh. Dmth sa më shumë minuta ta mbash klientin në linjën tënde, aq më shumë paguhesh”, rrëfen një nga gratë.
Gazetarja e emisionit trokiti duke kërkuar punë në një prej studiove, ndërsa administratorja shfaq shenja nervozizmi. Teksa lë numrit, gazetares i vjen një mesazh në celular nga një tjetër person që i bën ofertë punësimi.
Ambienti ku ato punojnë është një garsonierë e marrë me qira në një kompleks të ri pallatesh pranë Qytetit Studenti në Tiranë. Ka vajza që arrijnë të fitojnë deri në 2 mln lekë të vjetra në muaj dhe gjithçka varet nga koha që mban klientët në linjë.  Menaxherja e siguron gazetaren se paga e saj mujore mund të shkojë 80 mijë lekë të reja në muaj.
Pas këtij takimi në kafene, gazetarja shkon të shikojë vendin e punës. Në këtë studio në momentin kur gazetarja ka hyrë, mungonte lidhja e internetit. Menaxherja e cila punon edhe ajo në studion e saj ka një pseudonim “Megi”. I tregon mjetet e punës, të cilat janë disa lodra seksuale dhe veshje të brendshme. Ajo e njeh gazetaren me programin që përdorin në kompjuter dhe pohon se është prostitucion virtual dhe se askush nuk i kap kur punojnë nëpër këto shtëpi të marra me qira.
Studioja e tretë ndodhet në një apartament në zonën e njohur si Astiri, në Unazën e re në Tiranë.  Menaxherja është një 20 vjeçare, e cila ka filluar punë dy vite më parë. Sipas saj, pronari i kësaj qendre ka një dyqan kompjuterash, ka 8 vjet që bën këtë punë dhe është personi i dytë në Shqipëri që ka hapur një studio të tillë.
Menaxherja i rekomandon gazetares së prezantuar si vajzë që kërkonte punë, që të mos jepte identitetin e vërtetë, pasaportën në momentin kur kërkon punë në këto studio, pasi më pas kur mund të duash të largohesh pronarët e studiove nuk të lejojnë, duke të bërë shantazh. Gjatë rrëfimit të saj tregon se kishte rënë në depresion për një periudhë tre mujore gjatë këtyre dy vjetëve, madje kishte tentuar të vriste edhe veten.
Menaxherja e kësaj studioje, tregon përvojën e saj në disa studio të tjera. Studioja e Dafnit, siç i thërret ajo njërës prej pronareve, u mëson shtëpitë vajzave që punëson, ka disa djem që u bëjnë presion vajzave që punojnë në mënyrë që të  mos shkëputen. Një tjetër studio , tregon vajza,  është një që ndodhet tek  Komuna e Parisit që e quan si “studio ndëshkimi”. Atje vajzat që punojnë i detyrojnë të kryejnë veprime perverse dhe të dhimbshme.

Related

Kronika 3547094772138518507

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item